Alfred Cako: Tërmeti 7.8 ballë në Turqi është artificial, ja kush e ka bërë

“Tërmeti në Turqi, natyral apo artificial?!” – ishte tema e emisionit “Jashtë Matriksit” nga Alfred Cako më 7 Shkurt 2023 në RTV Ora.

 

Cako: Të gjithë kemi parë se ky tërmet i rëndë në Turqi mund të ketë edhe origjinë artificiale, pra përmes asaj që e kemi thënë prej kohësh me sistemin HAARP.

 

Ky sistem krijon valë të ndryshme duke ndikuar në trurin e njeriut, përmes valësh të shkurta dhe krijon depresion tek shumë njerëz.

 

Po kush mund të jetë arsyeja për goditjen e Turqisë? Thonë se Turqia mund të dalë nga NATO dhe nuk po i përgjigjet krahut sekret të NATO-s.

 

E teksa Turqia po përballet me momente dramatike, presidenti Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se është vendosur gjendja emergjente për 3 muaj. Gjendja e emergjencës ështën vendosur në 10 godina, të cilat janë goditur nga tërmeti shkatërrimtar. “Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha jo vetëm në historinë e Republikës sonë, por edhe në gjeografinë tonë dhe në botë. Deri më tani në rajon janë dërguar 54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe gjëra të tjera të nevojshme.

 

Shteti ynë ka nisur të punojë në zonat e fatkeqësisë me të gjitha institucionet, personelin. Në radhë të parë, ne kemi ndarë 100 miliardë lira për institucionet tona për ndihmë emergjente dhe aktivitete mbështetëse”, ka thënë Erdogan.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...