“Unë dhe Olta kemi pasur një lidhje jashtë”, Xhonatani tregon të vërtetën në Fan Club

Xhonatani ishte i ftuar sot në Fan Club pasi u eliminua mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother.Pas nominimit që nga e marta me Luizin dhe Efin, Xhonatani u eliminua.

 

I pyetur nga moderatorja Megi Pojani por orët e para të daljes nga shtëpia, Xhonatani sqaroi se ka lexuar gjëra të ndryshme në rrjetet sociale.

 

“Lexova që shkruhej se unë dhe Olta kemi pasur një lidhje jashtë. Dua t’i sqaroj të gjithë që kjo nuk është e vërtetë.Unë dhe Olta njihemi dhe familjarisht dhe kjo nuk është aspak e vërtetë,” tha Xhonatani.

 

Efi ishte e ftuar në Fan Club mesditën e sotme, një ditë pas eliminimit të saj nga Big Brother.Duket se përballjet e saj me Oltën nuk kanë marrë fund, pasi në dalje ajo është përballur me motrën e aktores.

 

Gerta Gixhari e akuzoi Oltën se në fillim ishte kundër Luizit, por se kur e pa që loja nuk i eci, u bë palë me të.“S’kam nevojë për këshilla, e aq më pak të tuat, se e shoh si e mbron Oltën,” iu përgjigj Efi.

 

Ndërsa e pyetur nga Megi se si e priti faktin që Olta nuk u ngrit as ta takonte.“Me thënë të drejtën nuk ma ndjeu fare për atë, s’e vura re fare, vetëm kur po mbyllja derën. Po s’ma ndjeu fare, se ajo është femër e ligë,” tha Efi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...