“Të morën padrejtësisht nga duart e mia”, Miranda i lutet së bijës që ta thërrasë nënë

Miranda ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për t’i kërkuar vajzës së saj, Anës ta pranojë si nënë.

 

Të dyja kanë kaluar një jetë larg njëra-tjetrës dhe takimet mes tyre janë të rralla e komunikimi mungon. Komunikimi është vështirësia më e madhe mes tyre, por Miranda mendon se fakti që Ana nuk i thërret “nënë”, është se ajo nuk e pranon si të tillë.

 

Miranda: Ana, shpirti i mamit, zemra e mamit, ti e di që gjithmonë të kam thënë shpirt. Që në momentin që ne u takuam për së dyti herë, për ne të dyja ka shumë të vërteta të pathëna, por të paktën, me sa shumë histori di që shumë nënave iu janë marrë fëmijët dhe sot nuk e dinë ku i kanë, unë të paktën jam e kënaqur që vajza ime është rritur si princeshë dhe për këtë i jam falenderuese atyre dy prindërve që të rritën ty, jam shumë falenderuese.

 

Ana: Këtë kam dashur ta dëgjoj prej kohësh.

 

Miranda: Sepse ndoshta mund t’i kisha dhënë ato siç sot atë marrëdhënie që kemi me Inën, me Anin, ashtu siç më thërret Ina dhe Ani, dua që këtë pjesë të jetës Ana, bashkë të thirremi mami e Ana. Ti e di që… nuk di ç’të të them, ti ke qenë edhe e vogël shumë fëmijë i zgjuar, shumë fëmijë i shkathët dhe të kam treguar, por dua që hape zemrën, riprano nënën tënde që të morën padrejtësisht nga duart e mia, nuk ka qenë asnjëherë dëshira ime. Por t’i lëmë të gjitha mbrapa krahëve, të ecim me dashuri, me harmoni, ashtu siç ecën ti me Inën, me Anin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...