Shqiptari “hero” në Greqi, shpëton fëmijën 1-vjeç që ishte bllokuar në banesë nga flakët

Dionisis Abdiaj, një 22-vjeçar shqiptar është bërë hero pasi ka shpëtuar një fëmijë 1-vjeçar, i cili ndodhej në një banesë në Greqi që ishte përfshirë nga flakët.

 

Herët në mëngjesin e sotëm një banesë është përfshirë nga flakët në Lamia. Në banesë jetonte gjyshja me dy nipërit 6.5 dhe 1.5 vjeç. Për arsye që ende nuk dihen banesa është përfshirë nga flakët. Gjyshja dhe 6-vjeçari kishin arritur të dalin nga banesa ndërsa djali i vogël kishte mbetur brenda mes flakëve.

 

22-vjeçari shqiptar kur ka dëgjuar që banesa e fqinjit ishte përfshirë nga flakët dhe se djali 1-vjeçar ka mbetur brenda, pa u menduar dy herë është futur mes flakëve dhe ka shpëtuar të voglin.

 

“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte në flakë. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta një fëmijë ”, tha 22-vjeçari shqiptar.

Kamera e fshehtë e Kiara Titos bëhet virale në rrjet/ Moderatoren e gjen ‘belaja’ me fansin e ‘çmendur’ (Video)

Kiara Tito një nga personazhet më të përfolur të BBV. Moderatorja bukuroshe, e cila me marrëdhënien e saj me Luizin u kthye në telenovelën...

7 këshilla për të forcuar lidhjen me vjehrrën tuaj dhe ajo t`ju dojë shumë

Gjeni gjërat që keni të përbashkëta, edhe nëse është vetëm bashkëshorti juaj.   A ka ndonjë serial televiziv, ekip sportiv, libër apo aktivitet që të dy...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME