Shqiptarët po “marrin” panja të kuqe në Itali, çmimi i një fidani shkon deri në 500 €

Kopshtarët në Pistoia të Italisë janë të shqetësuar për një fenomen të shtuar shumë kohët e fundit. Prej disa kohësh ata janë duke u përballur me vjedhjen e fidanëve të panjave të kuqe vlera e të cilave shkon deri në 500 euro.

 

Ata janë të sigurtë se shqiptarët janë ata që u vjedhin bimët dhe më pas i dërgojnë në Shqipëri. Hajdutët rikthehen çdo natë në aksion në parcelat në Pistoia për të vjedhur fidanët e panjeve të kuqe. Një mijë panja u vodhën nga kompania Innocenti Vittorio e Quintilio, e cila është e vendosur në via di San Pantaleo, në kufirin midis komunave të Serravalle dhe asaj të Pistoia, në via di Montechiaro.

 

Hajdutët nuk frikësohen fare pavarësisht nga afërsia e shtëpive, më pak se njëqind metra larg. Pronarët e kompanisë “Innocenti Vittorio e Quintilio“ thonë:

 

Për një kompani të vogël familjare si kjo e jona, ky është një dëm shumë i madh. Vlera në vetvete e fidanëve të vjedhur është rreth 4 mijë euro.

 

Panjet me gjethe të kuqe janë ndër varietetet më të kërkuara në mesin e blerësve të bimëve zbukuruese këto ditë. Vlera e tyre komerciale, në fazën 0 deri në 3 vjet, është nga 3, 5 dhe 7 euro për fidan, nga 3 deri në 10 vjet, periudha në të cilën shiten shkon deri në 500 euro. Fermerët thonë se dhjetëra mijëra bimë panje janë vjedhur nga fidanishtet Pistoia muajt e fundit. Ata janë të sigurt se bëhet fjalë për vjedhje me porosi. Madje edhe për destinacionin ata kanë më shumë se një dyshim të thjeshtë: Shqipërinë.

 

Kjo lloj vjedhjeje ka marrë karakteristikat e një emergjence të vërtetë. Aq sa shoqatat tregtare kanë pasur takime edhe me drejtuesit e forcave të policisë dhe me prefekturën për të frenuar këtë fenomen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...