Kunatat zihen me njera tjetren.Ti më rrahe, pronën do të ta marr dhe vëllain tënd do e …

Maria dhe Amalia janë dy kuanta që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për çështjen e një prone. Bëhet fjalë për një arë në fshatin Senicë ku trashëgimtarë janë Maria dhe vëllai i saj, i cili është bashkëshorti i Amalisë. Arsyeja pse të dyja përballen në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan është se aktualisht prona është në emër të 4 personave të tjerë.

 

Amalia akuzon Marian se ka qenë ajo që e ka bërë të kthehet nga Greqia dhe si pasojë, edhe është dhunuar. Më tej, ajo shton se pavarësisht kësaj, do të bëjë çmos që të marrë pronën dhe madje edhe do të ndahet nga bashkëshorti.

 

Amalia: Nga ti jam rrahur vajzë!

Maria: Moj po zëre atë gojë, e thashë unë, ti nuk të pret, ti je ulli pa kokrra, e shoh unë ëktë punë. Më shqetësove shumë, të lutem. Shiko, dëgjo dhe pastaj vepro. Po e kam unë gabimin do ta mbaj unë gabimin.

 

Amalia: Maro, ti më prure,ti e ke fajin, ti më rrahe.

Maria: S’të kam vënë dorë jo.

Amalia: U bëtë të gjitha motrat e vëllezërit, për këtë mashtrim që bëre e më solle në television.

Maria: Vetë erdhe në televizion, me pahir s’të prura.

Ardit Gjebrea: Amalia, pse thua ti më rrahe?

 

Maria: Po kush të rrahu moj Maro të rrahu? O po qenka fare o Ardit!

Amalia: Po t’i shohësh duart e mia dhe këmbët unë jam pikë e zezë.

Maria: Moj zonjë zbërtheje gojën kush të rrahu?

Amalia: Po mos të më binte nga Greqia të më binte në pronë. Te ara jonë janë bërë dy ndërtesa. Për ato dy ndërtesa unë rrihem nga Maro.

Eni Çobani: Janë të Maros pra, janë të Maros. Maro nga i ke fituar këto prona?

 

Maria: Po përse rrihesh nga mua ti moj zonjë?

Amalia: Nga ti se ti më more në telefon, më the hajde.

Maria: Po s’të bëra keq moj, të bëra me pronë.

Amalia: Tani unë pronën do të ta marr.

Maria: Pronë ti s’ke atje, e kam emrin Maro, Maro e Dhimos, ara e Dhimos, jo ti po as shteti s’ka pronë atje.

 

Amalia: Moj kallogre, ç’janë këto që bën moj? Turp i Zotit! Unë pjesën e burrit tim do ta marr, do apo nuk do ti, edhe vëllain tënd do ta lë dhe pronën do ta marr.

Në të vërtetë, sipas ligjit, Amalia nuk mund të marrë pronën e burrit në rast divorci sepse atij i është lënë si trashëgimi nga prindërit dhe çfarëdo pasurie e dhuruar drejt njërit bashkëshort, nuk ndahet mes çiftit as me zgjidhjen e martesës./tvklan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...