Ja pse Efi nuk mund të nominohej nga Dea: ajo ishte në nominim me Xhonin dhe Luizin

Efi u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke surprizuar publikun dhe një pjesë të mirë të banorëve. Mundësia e artë që iu dha Dea Mishel, u komentua gjatë nga publiku, duke marrë parasysh “sfidën” për të cilën u shpërblye dhe “pushtetin” e madh që iu dha.

 

Pse publiku mendon se e gjithë situata mund të ketë qenë e planifikuar dhe ku ‘çaloi’ vetë produksioni? -Deas iu dha mundësia të nxjerrë tre banorë në nominim, sepse fitoi “Lojën e Inteligjencës” me disa përgjigje që u bënë virale pikërisht për faktin se ishin krejtësisht ‘qesharake’.

 

Dea zgjedh Luizin, Efin dhe Kiarën, nga të cilët u eliminua Efi. Por para se të dilte Efi, Arbana shpenzoi disa minuta të mira duke “iu lutur” Luizit të qëndrojë, duke i thënë se “është më i miri, lojtar i fortë” etj.

 

Arbana i vuri kapakun gjithçkaje me një tjetër ‘gafë’ kur ishte me Efin në studio. Për çdo të eliminuar, transmetohet një klip përmbledhës me momentet kryesore të tyret në “BBV”.

 

Ky klip nuk u transmetua për Zhaklinën dhe Kejvinën, pas eliminimi i tyre nuk ishte me nominim dhe porduksioni nuk kishte përgatitur diçka.

 

Por klipi nuk u transmetua as për Efin. Arbana tha se klipi nuk ishte gati pse eliminimini Efit ishte i papritur, por harroi se Efi ishte në nominim këtë javë me Luizin dhe Xhonatanin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...