15 persona janë dëbuar nga avioni me të cilin po udhëtonin, për shkak se janë zënë se kush do të ulej afër dritares.
Sherri masiv shpërtheu mes dy familjeve në një fluturim të Gol Airlines me destinacion Salvador në Sao Paulo-Congonhas.
Sipas pasagjerëve, gjithçka nisi teksa një nënë ka kërkuar nga një pasagjer tjetër nëse mund të ndryshonin vendin për shkak se kishte fëmijën me nevoja të veçanta. Sipas mediave pasagjerja nuk ka pranuar ta lëshojë vendin dhe kështu debate ka agravuar deri në përplasje fizike.
Përleshja u përshkallëzua shpejt dhe pamjet nga kabina tregojnë se si ekuipazhi u përpoq t’i ndante. Pamjet telefonike të filmuara nga pasagjerët tregojnë një grua topless në korridorin e avionit.
Përleshja mori fund vetëm pasi 15 pasagjerët që krijuan këtë debat u dëbuan nga fluturimi.