Dhimbja e Anës: Mamaja më vdiq para syve, nuk është e thjeshtë t’i japësh atë emër tani një gruaje tjetër

Në moshën 5-vjeçare, Olta u adoptua nga një çift italian dhe prej atëherë emri i saj u kthye në Ana. Vite më vonë, pas kërkimeve të panumërta që nëna e saj biologjike, Miranda rrëfeu gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo gjeti të bijën dhe u rilidh me të. Gjatë kësaj kohe, Ana njohu edhe vëllain e motrën e saj nga nëna, Inën dhe Anin, të cilët janë binjakë dhe ndërtoi një marrëdhënie të veçantë e të ngushtë me ta.

 

Miranda erdhi posaçërisht në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për t’i kërkuar vajzës së saj të ketë edhe me të një raport të ngushtë e ta thërrasë nënë. Nga ana e Anës, kjo nuk është kaq e lehtë.

 

Në rrëfimin që ndan në rubrikë, ajo tregon se në moshën 15-vjeçare, i vetmi njeri që kishte njohur si nënë, e cila ishte edhe adoptuesja, ndërroi jetë duke i lënë një boshllëk të madh në zemër. Prej vitesh, ajo e kishte fshirë Shqipërinë nga kujtesa dhe gjithçka është një pështjellim kaq i fortë emocional, i ndërthurur me vuajtje, dhimbje, të vërteta të pathëna, fjalë të pashprehura sa e bën të vështirë.

 

Ardit Gjebrea: Si shkon me motrën me vëllain?

 

Ana: Për mua ata janë gjithçka, janë familja ime, gjithçka. Unë jam rritur vajzë e vetme, prindërit e mi adoptues siç e tha dhe ajo, më kanë rritur si princeshë, por kur unë isha vetëm 15 vjeç, mamaja ime vdiq dhe bota ime u shemb në atë çast. Mbetëm vetëm unë dhe babai. Dhe ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Madje jam grindur një ditë me të sepse përmendi babanë tim, prandaj më pëlqeu ajo çfarë tha pak më parë sepse kam tre fëmijë, por nuk ka njeri në botë që ta dua më shumë se babain tim, edhe pse ai nuk jeton më. Për gjithçka që ai ka bërë për mua. Më ka dashur më shumë nga sa mund të duhet një fëmijë që sjell në jetë.

 

Më pas edhe babai im u nda nga kjo jetë, para 9 vjetësh dhe mua më kutjoeht që atë mëngjes, 12 vjet më parë, ajo erdhi tek unë. Kisha djalin e dytë tre muajsh dhe po nisesha për në Romë, pasi djali i madh kishte probleme dhe duhej ta operonim. Më kujtohet kur ra citofoni, ishte ajo dhe nuk doja të zbrisja, sepse unë e kisha fshirë pjesën e Shqipërisë. Përveç adoptimit, ishin edhe gjëra të tjera gjatë rritjes…telefonata, kërcënime për të kërkuar para. Nuk po them se ishte ajo, të tjerë e hiqnin veten sikur ishin ajo, mund të ketë qenë gjyshja dhe kisha njëlloj frike dhe prandaj e fshiva nga koka dhe më kujtohet që kur i ra ziles nuk doja të zbrisja dhe babai më tha: “Mos harro, ajo gjithsesi është nëna jote”. Nuk ka ndodhur kurrë, po kurrë që prindërit e mi të flisnin keq për të, kurrë, as edhe njëherë të vetme, kurrë. Kur ajo erdhi herën e parë, jemi takuar në Reggio Calabria, solli me vete edhe motrën time, realisht e pranoj, nuk e kam falur plotësisht, kur pashë motrën time, një botë përpara u hap, nuk e ndjeva më veten të vetmuar.

 

Ajo që thotë është e vërtetë. Unë kam një raport si me Anin, ashtu edhe me Inën, shumë të afërt për mua ata janë gjithçka. Ata më kanë mbështetur dhe ndihmuar në një moment të vështirë të jetës. Unë e di që nëse rrëzohem, do të jenë ata që do më ngrejnë. Nuk di nëse arrij ta shpjegoj çfarë ata që përfaqësojnë për mua.

Ardit Gjebrea: Si e thërret ti Mirandën?

 

Ana: Miranda, e thërras në emër. Nuk kam mundur t’i thërras mami, por jo prej saj, të jem e sinqertë nuk është prej saj, por mua më duket sikur po gaboj në drejtim të gruas që më ka rritur…

Ardit Gjebrea: Por ti mund ta thërrasësh atë pa frikë mami, nëna që të ka rritur.

 

Ana: Po, kjo nuk ka qenë kurrë prej Mirandës, fakti që nuk i kam thënë mami, por nuk e kam thënë fjalën nënë që prej Qershorit 2002 dhe e kam vështirë ta shqiptoj atë fjalë sepse më kujtohet ai moment. Mamaja më vdiq para syve.

Ardit Gjebrea: Është e vështirë.

 

Ana: Nuk është e thjeshtë t’i japësh atë emër një gruaje tjetër, e di që kjo është e dhimbshme për të, por jam unë ajo që jetoj me atë kujtim, kur e mendon nuk isha as 15 vjeç… nga ai moment unë ndryshova krejtësisht. Ishte momenti më kulminant, ndoshta më shumë se ai i adoptimit ku jeta ime mori një kthesë plotësisht tjetër./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...