Çfarë e pret Luizin jashtë shtëpisë së BBV? Sali Berisha e ka një ide, tani është në dorën e vetë këngëtarit

Luiz Ejlli, këngëtari që tashmë është kthyer në fenomen me lojën brenda shtëpisë së Big Brother nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për Sali Berishën.

 

Por a do i bëjë ish-kryeministri një ftesë për ta përfshirë në PD pasi të dalë nga shtëpia? Kryetari i PD-së ishte i rezervuar duke e kaluar me batuta. “Besoj se nuk ka asnjë rëndësi mendimi im, pasi Luizi dëshmoi veten një artist, interpretoi si artist me talent dhe meritoi, nuk shkoj më tutje sepse nuk dua, sepse secili ka diellin e vet dhe nuk dua të përzihem.

 

Ai meritoi admirimin e publikut shqiptar dhe më tej. A do i bëjë ftesë në PD? Tani pjesa e dytë e pyetjes është individuale, sepse secili ka diellin e tij dhe prandaj nuk ka një përgjigje tani” tha ai. Kujtojmë se në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër, Luiz Ejlli punonte në amabasadonë tonë në Francë, kohë kur ishte në lidhje me vajzën e Jozefina Topallit.

 

Me ardhjen e Edi Ramës si kryeministër, Luizi u rikthye në Shqipëri pasi e larguan nga posti që mbante. Së fundmi ka qenë pjesë e OSHEE në Shkodër.

Luizi i lë të gjithë pa fjalë dhe zbulon planin që ka për banorët: Do mendojnë se jam …

Që pas prime-t të së shtunës, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qëndruar të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë. Kjo për shkak se...

Luizi sipër saj me kokën të mbuluar, Kiara: “Se mos kujtojnë që bëmë gjë” #foto

Kiara dhe Luizi kaluan mbrëmë një natë romantike. Kjo mbrëmje ishte falë Kiarës, e cila kishte kërkuar t’i bënte një surprizë Luizit.   Çifti pati mundësinë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Luizi sipër saj me kokën të mbuluar, Kiara: “Se mos kujtojnë që bëmë gjë” #foto

Kiara dhe Luizi kaluan mbrëmë një natë romantike. Kjo...

Njihuni me këngëtaren shqiptare që punon si police. Video

Ajo quhet Behije Dida dhe punon si oficere në...