Theu rekordin prej 14 orësh/ Kush nga vajzat fitoi 2500 euro nga ‘sfida e rezistencës’?

Vëllai i Madh u dha dje banorëve një sfidë, ku në fund do shpallej një fitues dhe do merrte 2500 euro. “Sfida e rezistencës” ishte loja e radhës ku jashtë në oborr ishte vendosur një strukturë me 13 butona dhe llamba.

 

Secili banor do zinte një vend dhe do mundohej që llambën ta mbante të ndezur sa më gjatë. Në momentin që ajo bëhej jeshile, banori eliminohej. Ata duhej të rrinin mbi 10 orë në mënyrë që të fitonin sfidën dhe banori që qëndronte më gjatë do shpallej fitues.

 

Dy banorët që rezistuan më shumë janë Nita Latifi dhe Dea Mishel, të cilat madje thyen edhe rekordin që është në botë me 14 orë. Dy vajzat kanë qëndruar mbi 14 orë dhe e kanë lënë lojën duke bërë një pakt.

 

Pjesë nga biseda:

Tea: Nëse doni ta fitoni shumë të dyja, do rrini të dyja gjatë. Nëse bëni pakt që ta fitojë njëra, atëherë do ndalojë

 

Dea: Rrimë dhe pak

 

Nita: Unë si përfundim nuk i mbaj lekët për vete

 

Dea: Ku mendon do ti çosh?

 

Nita: Në një vend shumë të mirë

 

Dea: Ku?

 

Nita: Nuk mund ta them

 

Dea: Nëse do ta marrim si vendim bashkë domethënë

 

Nita: Po, pse jo. Është shoqata me fëmijët me autizëm në Prishtinë që kanë shumë nevojë financiare

 

Dea: Do ishte përfekte për mua. Edhe unë do doja t’i dhuroj, kështu që i ngremë duart njëkohësisht

 

Më pas Amos bën lojën ‘kujt i bie 10’ dhe i ra Deas që ta hiqte dorën e para nga butoni, duke ia lënë kështu fitoren Nitës.

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME