Yjet e BBVA po ankohen për sfidën e rezistencës, por veç të shihnin ç’kanë hequr banorët e BB në botë

Ditën e sotme Vëllai i madh i vendosi banorët para një sfide, atë të rezistencës. Ata duhet të qëndrojnë për orë të tëra duke mbajtur shtypur një buton.

 

Personi që qëndron më gjatë, fiton 2500 euro. Kanë kaluar disa orë tashmë që nga nisja e sfidës dhe pak konkurrentë kanë mbetur në lojë, megjithatë ankesat nuk kanë munguar. Por veç ta shihnin se ç’kanë hequr konkurrentët e Big Brother nëpër botë, kjo sfida e sotme do i dukej e thjeshtë. Xing.al ju sjell më poshtë disa nga sfidat ekstreme nga Big Brother.

 

Në sezonin 18 të Big Brother në SHBA, banorët u vunë përballë sfidës me litarë. Ata duhej të përdornin të gjitha forcat e tyre për të qëndruar duke u lëkundur në litarë për aq kohë sa mund të duronin dhimbjen. Pas vetëm rreth dy orësh, Victor u shpall fitues.

 

Në sezonin 17, banorët u përballën me sfidën e murit. Ata duhet të qëndronin të kapur pas një muri. James rrëmbeu fitoren pasi nisi shiu dhe konkurrentët patën vështirësi të qëndronin në lagështi.

 

Të konkurrosh në akull nuk është shaka, veçanërisht kur fitorja nënkupton sigurinë tënde gjatë një jave tjetër në shtëpinë BB. Në sezonin 16, kjo sfidë e qëndrueshmërisë tre-orëshe bëri që shtatë banorët e fundit të shtëpisë të rrëshqisnin majtas e djathtas ndërsa lëviznin nga njëri skaj në tjetrin… pa pushim.

 

Një tjetër sfidë e vështirë ka qenë ë sezonin 15 të Big Brother, ku banorët duhet të mbanin ekuilibrin, ndërsa lëviznin me shpejtësi këmbët. Pas më shumë se një ore garimi, GinaMarie dhe McCrae, të dy u shpallën fitues.

 

Një betejë rezistence me 12 persona ka qenë sfida me të cilën u përballën banorët e Big Brother 14. Kjo sfidë është quajtur e pamëshirshme pasi konkurrentët duhet të mbaheshin fort në një anije përndryshe binin në ujë. Danielle ia doli deri në fund pasi u mbajt fort për katër orë dhe u bë vajza e parë që rrëmbeu fitoren.

 

Do duronit dot për 1 orë të rrotulloheshit dhe të të hidhnin bojra me ngjyra? Kjo është sfida me të cilën janë përballur banorët e Big Brother 12. Matt ishte djali që mori fitoren për këtë lojë.

 

Të qëndrosh me orë të tëra i kapur pas një muri të pjerrët, një sfidë që shkaktoi dhimbje serioze për banorët e shtëpisë së BB10.

 

Dha ja ku erdhëm tek sfida rezistencës që po përballen sot banorët e Big Brother Albania. Në Big Brother SHBA, sezoni 6 banorët duhet të qëndronin brenda një kutie xhami. Fitoren e mori Jennifer Vasques, e cila theu rekord duke qëndruar për 14 orë e 37 minuta… Ajo e çoi sfidën në orën 9 të mëngjesit të ditës pasardhëse.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...