Thyhet rregullorja e Big Brother: Olta këtë radhë rrezikon eliminimin nga shtëpia

Pas gjithë zhurmës së shkaktuar, ditët e fundit, Olta ka thyer një tjetër rregull të emisionit edhe pse ajo u dënua njëherë nga Vëllai i Madh për të njëjtën arsye.

 

Teksa po diskutonte me “grupin” e saj, Olta u tregoi se kë duhet të nominojnë në mënyrë që të dobësojnë Luizin. Olta është shprehur se duke qenë se janë më të shumtë në numër mund të bëjnë që në nominim të nxjerrin Luizin, Kiarën dhe Efin.

 

“Gjithë fuqinë ai e merr nga Efi. Hiqi Efin ai merr fund. Nuk është shpejt për Efin, ajo e ka kryer ciklin”, tregoi Olta. Nga ana tjetër, “krahu i saj i djathtë”, Amosi, tregoi planin e tij për të nxjerë nga loja Maestron. “Maestro do thjesht demoralizim. Se sa herë e sulmon bëhet personazh, do demoralizim”, tha Amosi.

 

Sa i përket Dea Mishel, ndryshe nga Olta apo Amosi, ajo u shfaq e frikësuar se banorët e tjerë mund ta nominojnë, por aktorja e qetësoi duke i sqaruar se janë më të shumtë në numër dhe nuk rrezikon të nominohet.

 

Gjatë prime-it, Arbana u shpreh se të diskutosh për nominimet është rreptësisht e ndaluar. Si do sillet produksioni kësaj radhe me

 

Oltën: Do i heqë prapë buxhetin personal si dēnim, apo do e nxjerrë për thγerje të përsëritur të rregullores së BBV?

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do...

Horoskopi nga Paolo Fox për muajin Prill 2023 për të 12 shenjat e zodiakut

Dashi, horoskopi mujor nga Paolo Fox   Një energji e re...

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e “BBVA”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së...