“Të trashëgohen dhe jetë të lumtur”, Berisha uron Luizin dhe Kiarën për martesën (VIDEO)

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka qenë i ftuar të enjten në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

 

Mes shumë temave politike, ai ka diskutuar edhe për dy prej personazheve më të diskutuar të momentit në shoubizin shqiptar: Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

 

Në një dialog me Lorenc Vangjelin, ai ka shfrytëzuar rastin që t’i urojë çiftin për “martesën” e tyre që zhvilluan brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

 

“A mund t’i themi Kiarës dhe Luizit të trashëgohen dhe jetë të lumtur?!”- tha ai ndërsa i pyetur nëse i ka shkruar letër Luizit vazhdoi: “Jo, secili ka diellin e vet. Unë nuk ndërhy në atë shou por një urim për martesën është gjëja më normale”, tha Berisha.

 

Për Luizin, kreu i PD-së kishte folur edhe më parë në një emision televiziv, kur ishte pyetur nga Sonila Meço.

 

“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëllimet e tij, me një energji të pashtershme, siç e dëshmon. Një mjeshtër në marrëdhëniet publike, në fushën e shoubiz. Dhe natyrisht ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa me një shpejtësi të jashtëzakonshme”, kishte thënë Sali Berisha pak javë më parë.

 

Luizi dhe Kiara përndryshe këtë javë kanë organizuar një dasmë të improvizuar brenda shtëpisë së BBVA.

 

@fieriweb.com

“Dasma” më e ndjekur në Shqipëri, edhe Sali Berisha uron çiftin Kiara- Luiz #viral #tiktokindia #fier #albania #tiktokalbania #funnyvideos #funnyvideos #kosovatiktok #meluizin #kiaratito #saliberisha

♬ original sound – FIERI WEB

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...