Edicioni i ri i Karnevaleve të Shkodrës/ Data 19 shkurt do të shënojë vitin e 162-të të organizimit të tyre

Karnevalet në Shkodër janë një traditë më shumë se shekullore dhe muaji shkurt do të sjellë në këtë qytet kremtimin dhe festimin e tyre.

 

Organizimi i tyre do të jetë të dielën e datës 19 shkurt ndërsa drejtuesi artistik i Karnevaleve të Shkodrës Gjon Stefa tregon detajet e festës tradicionale të qytetit. Edhe për këtë vit duket se fondet financiare në dispozicion të Karnevaleve janë sërish të vogla ndaj organizatori i tyre gjen rastin të bëjë apel për më shumë mbështetje nga ana e institucioneve për këtë festë të bukur të qytetit.

 

Ky vit do të shënojë edicionin e 162-të të organizimit të Karnevaleve në Shkodër dhe sllogani i tyre do të jetë “Po lehim si qeni n’hanë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Luizi sipër saj me kokën të mbuluar, Kiara: “Se mos kujtojnë që bëmë gjë” #foto

Kiara dhe Luizi kaluan mbrëmë një natë romantike. Kjo...

Njihuni me këngëtaren shqiptare që punon si police. Video

Ajo quhet Behije Dida dhe punon si oficere në...