“Olta, femër bu…”, Deizi bën reagimin e fortë për videon e Efit: Pa moral dhe llumin e shoqërisë

Deizi Arapi, e njohur ndryshe si “gangsterja e Bilishtit” ka reaguar për situatën e krijuar së fundmi në Big Brother mes aktores Olta Gixhari dhe Efit. Përmes një postimi në Instastory, Deizi e quan Oltën “pa moral dhe llumin e shoqërisë.”

 

“Jemi të gjitha femra dhe duhet të mbështesim femrat. Por kjo fjali hidhet poshtë kur të del para syve një femër bushtër, pa norma, pa moral, e shtirur dhe llumi i shoqërisë si Olta Gixhari”, shkruan Deizi.

 

Që prej ditës së djeshme, loja e Olta Gixharit në “Big Brother VIP” është kthyer në një betejë kërcënimesh ku aktorja pretendon se ka një arsenal materialesh për të nxjerë për vajzat e shtëpisë, Kiarën dhe Efin, e cila së fundmi është sulmuar me publikimin e një videoje hot. Kërcënimet për Kiarën janë të qarta, ajo e ka me gruan e Luizit, siç edhe i drejtohet dhe jo drejpëdrejtë me moderatoren.

 

Po me Efin? Çfarë di aktorja Olta Gixhari për Efin e cila ka vetëm 2 vite si personazh publik? “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë”, ishte kërcënimi i hapur i Oltës i cili me gjasa i referohet një video +18 të ish konkurrentes të Përputhen e cila po qarkullon në WhatsApp.

 

Kush është Deizi?

Deizi dhe motra e saj Xhesi Arapi u arrestuan disa muaj më parë nga policia e Bilishtit për prishje të qetësisë publike. Ato u kapën të dehura në timon duke ulëritur nëpër rrugët e qytetit dhe kundërshtuan policët. Ndërsa në shtator, Deizit i dogjën makinën, të cilën e kishte të parkuar te porta e shtëpisë. Sakaq, në vitin 2018 Deizit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...