“Duan lekë këta qenër!”/ 30-vjeçarja vdiq pas lindjes në maternitet, familjarët: I ra të fikët edhe në spital…

Mimoza Veizaj është 30-vjeçarja e cila humbi jetën ditën djeshme në maternitetin “Koço Gliozhen”.

 

E reja më 28 janar solli në jetë fëmijën e saj dhe, pas lindjes ajo është larguar nga materniteti pasi gjendja e saj ishte e mirë.

 

Por në shtëpi, gjendja e saj duket ka filluar të përkeqësohet dhe është çuar në maternitet në terapi intensive ku dhe ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë akuzuar mjekët për mosdhënien e trajtimit të duhur. Ata thonë se lindja shkoi shumë mirë, por mjekët nuk i kanë dhënë kujdesin e duhur pasi duan lekë.

 

“Nusja edhe në spital i kishte rënë të fikët. Fajin e ka doktori. Duhet të flasim me të e ta gjejmë nga se i ka ardhur. Nga gjilpëra e tepërt që i ka bërë ai apo nga dikush tjetër. Duan lekë këta qenër se asgjë tjetër nuk ka këtu. Lindja shkoi shumë mirë. Faji është i doktorit. Fëmija ka lindur 5 kg, sipas atyre. Këtu loz leku, po dhe lekë shpëton kokën, po nuk dhe nuk shpëton i gjallë.”- thanë ata.

RRUGA SHKODËR – VELIPOJË, ATY KU SHPEJTËSIA BËHET RREZIK I MADH PËR DREJTUESIT

Nga Nereida Vitoja   Kur edhe pak muaj na ndajnë nga rritja e temperaturave dhe hapja e sezonit turistik në Velipojë, vëmendja duhet të shkojë në...

Çfarë ndodhi me gazetaren? Plasin të qeshurat me Iva Tiçon live në studio

Gazetarja Iva Tiço tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në përgatitje të festivalit “Marie Kraja” ka zbuluar disa...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME