GJYKATA E APELIT MBYLL DYERT NË SHKODËR, TË GJITHË NË TIRANË!

Gjykata e Apelit në Shkodër do të ketë me 31 janar ditën e fundit të funksionimit. Siç është bërë e ditur me herët, sipas ligjit nga 6 gjykata apeli aktualisht, do të funksionojë vetëm një me juridiksion të përgjithshëm në Tiranë.

 

Qeveria miratoi ndryshimet e domosdoshme në ligj, pavarësisht kundërshtime të grupeve të interesit siç ishin avokatët apo edhe të disa subjekteve politike. Për shumë javë e muaj, ka patur protesta të shumta, të cilat nuk e penguan qeverinë të çojë deri në fund nismën e saj.

 

“Guri i fundit” që mund të luhet, është ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, i cili do të depozitohet shumë shpejt nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

 

Mbyllja e gjykatave të apelit në Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, pritet të sjellë rritje të kostove për aksesin në sistemin e drejtësisë. Ndërsa gjykatat e shkallës së parë do të jenë 12, nga një për çdo qark, apeli do të përqendrohet vetëm në Tiranë.

 

Ndërkohë, mësohet se në total, do të jenë 78 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, sipas KLGJ- së, me një ngarkesë prej 217 dosje në rang vendi.

 

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do të përfaqësohet me kandidatin e PD-së së Sali Berishës dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, Bardh Spahinë,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Xhevdet Amuli: Nuk mbështesim Bardh Spahinë, PL e shkatërron PD

Në zgjedhjet vendore të 14 majit, qarku Shkodër do...

Horoskopi nga Paolo Fox për muajin Prill 2023 për të 12 shenjat e zodiakut

Dashi, horoskopi mujor nga Paolo Fox   Një energji e re...

Këngëtarja e njohur mbështet publikisht Luizin dhe ka një surprizë për banorin e “BBVA”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka dhënë së...