Në ndjekje të ëndrrës së fëmijërisë, 70-vjeçari hyn fshehurazi nga kangjellat në stadium për t’u stërvitur

Gëzimi, një 70-vjeçar nga Berati ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të rrëfyer ëndrrën e madhe që e ka sjellë në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

 

Prej fëmijërisë, Gëzimi dëshironte të bëhej futbollist i ekipit kombëtar. Rrethanat i dhanë një formim profesional krejt tjetër në jetë, e bënë të provonte punë të ndryshme dhe ëndrra që bëri realitet ishte të martonte vajzat e tij të veshura me fustan të bardhë.

 

Pas realizimit të saj, ëndrra e fëmijërisë kishte mbetur në sirtar derisa një ditë, në moshën 60-vjeçare, Gëzimi vendosi të bënte ç’mundej për ta përjetuar sadopak. Ndryshe nga moshatarët e tij që kalonin kohën së bashku, ai iu përkushtua dashurisë së parë, futbollit duke bërë edhe sakrifica.

 

Gëzim: Bleva një top, bleva këpucë, bluze te tregu ku ka aty që shesin dhe futesha te stadiumi.

Ardit Gjebrea: Fshehurazi.

Gëzim: Kuptohet. Fshehurazi se nuk të lë kush, kushtet janë të atilla, një stadium ka Berati.

 

Ardit Gjebrea: Nga futeshe, nga telat?

Gëzim: Që të arrish diçka, profesor Arditi, çdo gjë është sakrificë. Pa sakrificë, pa vullnet, nuk mund të arrish dot.

Ardit Gjebrea: Po roja të kap?

 

Gëzim: Po, më kanë kapur, jam larguar.

Ardit Gjebrea: Çfarë kanë thënë?

Gëzim: Nuk lejohet. Dakord. Marr topin, iki.

Ardit Gjebrea: Të nesërmen prapë, kangjellat, në stadium.

 

Gëzim: Këtë punë bëj.

Ardit Gjebrea: Po gruaja me gocat çfarë thonë?

Gëzim: Sa për gruan dhe për gocat do ndalemi pak.

 

Ardit Gjebrea: Pse?

Gëzim: “Burrë plak ti vete hidhesh nga ajo”, tha. Po çfarë ke ti moj që hidhem unë? Unë nuk është se vjedh, nuk është se i bie më qafë njeriu. Vete, bëj stërvitje, largohem. Më dëbojnë, iki. Nuk bëj llafe./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...