Linda Fishta na tregon receten e petullave ideale : Fantastike per te mirpritur fundjaven

Nga Linda Fishta : Përbërësit për 4/5 persona:

 

500 g miell.
450 ml ujë i vakët.
25 g maja birre e freskët.
1 lugë e vogël sheqer.
një majë luge kripë.
vaj kikiriku për t’i skuqur ose luledielli.

 

Përgatitja:

Në një tas, tretim majanë e thërrmuar, sheqerin dhe 3-4 lugë ujë të vakët (e marrim nga sasia që kemi) për 2-3 minuta duke i përzier me lugë.

 

Në një tas të madh, hedhim miellin, kripën dhe majanë e tretur, bashkë me ujin që na ka mbetur. I përziejmë me forcë me lugë druri për 3-4 minuta, me lëvizje nga poshtë-lart, në mënyrë që brumi të marrë sa më shumë ajër.

 

E mbulojmë tasin me plastmasë kuzhine dhe e lëmë brumin të dyfishojë vëllimin. Në kohë të ngrohtë, mjaftojnë 30-40 minuta, por në dimër, vëreni tasin në furrë, së cilës t’i ndizni vetëm dritën.

 

Pas kësaj kohe, i skuqim në tenxhere me shumë vaj, duke e hedhur brumin me lugë të vogël, të lagur më parë me vaj ose ujë.

 

Nuk pinë vaj fare dhe brenda janë gjithë vrima.

 

Natyrisht, këto jane variant i shpejte por sa me pak maja te përdoret aq me mire është vetëm se duhet te zgjasim kohën që brumi duhet te fryhet.

Luizi i lë të gjithë pa fjalë dhe zbulon planin që ka për banorët: Do mendojnë se jam …

Që pas prime-t të së shtunës, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qëndruar të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë. Kjo për shkak se...

Olta u betua se do t’i largojë Kiarën, Luizin e zë frikë dhe i bën ofertën joshëse Kristit

Prime-n e kaluar Nita hapi Kutinë e Pandorës dhe dërgoi në nominim dy çiftet: Olta-Kiara dhe Qetsor-Kristi.Pas spektaklit, Luizi ka diskutuar me Kristin për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Luizi sipër saj me kokën të mbuluar, Kiara: “Se mos kujtojnë që bëmë gjë” #foto

Kiara dhe Luizi kaluan mbrëmë një natë romantike. Kjo...

Njihuni me këngëtaren shqiptare që punon si police. Video

Ajo quhet Behije Dida dhe punon si oficere në...