“Lekët i dua si vdekja”, burri rrëzon deklaratën e gruas me një puthje të ëmbël

Seanca e “Shihemi në Gjyq” ka mbërritur drejt fundit dhe ndërmjetësja e rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani po negocion një marrëveshje mes çiftit.

 

Paratë që Nikola Zharri, shoku i Visit ka ndaj tij, të cilat u zbuluan nga Eriselda nga dyshimet për tradhti prej burrit të saj, do të vijojnë të ndiqen si çështje nga Çobani që deri më tani ka mundur të marrë një pjesë të pagesave.

 

Këto pagesa kanë shkuar për shtëpinë e çiftit që pret të finalizojë blerjen e saj, për të cilën deri më tani ka kontribuar më së shumti familja e Eriseldës. Me ndërhyrjen e ndërmjetëses, Eriselda bie dakord që edhe nëse do ketë vështirësi për marrjen e këtyre parave, ajo do ta marrë sërish Visin në shtëpi sepse e ka përzënë. Në këtë moment, ndërhyn Visi dhe thotë se me apo pa borxhin, ai sërish do ta paguajë shtëpinë e tyre por kjo deklaratë nxit një kundërshtim nga Eriselda.

 

Visi: Unë do punoj, ndoshta ato lekë nuk na hyjnë në punë tani për punën e shtëpisë, por unë atë shtëpi do ta paguaj se kam dhënë premtimin.

 

Eriselda: Po pra, me ça do paguash ti ore? Ku ke lekë? Me ça do paguash?

Visi: Shtëpinë pra do paguaj.

Eriselda: Me ca do paguash pra? Unë po i bëj thirrje Kolit për lekët, ti thua do e paguash ti. Ti s’ke lekë ore, ça do paguash ti?

Visi: A do punoj unë?

 

Eriselda: Bëji thirrje Kolit ore!

Visi: Thirrje Kolit i kam bërë unë, ndaj erdha këtu dhe i bëj prapë thirrje që lekët…

Eriselda: Unë lekët i dua si vdekja! Si vdekja! Kur të vdes unë, atëherë ai do thojë s’do të të japë lekët. Do ta shikojë Eriseldën tani ai që të gënjente ty! A është i vetëdijshëm për borxhin ai? Të marrë kredi!

 

Visi: Është shumë i vetëdijshëm se i ka pranuar të gjitha.

Eriselda: Të marrë kredi dhe mua të më kthejë lekët se pastaj…

Visi: Nuk më intereson se çfarë merr ai.

Eni Çobani: Eriselda, meqenëse je aty…

 

Ardit Gjebrea: Jepi një përqafim Visit. (Eriselda largohet) Jo, jo Iku me vrap.

Eni Çobani: Po si atëherë? Atëherë nuk zgjidhëm gjë. Në qoftë se ju të dy s’u përqafuat, për mua nuk është zgjidhje. Nuk do vëmë përpara zgjidhjen e parave përpara dashurisë.

Visi: Unë i bëj thirrje Nikola Zharrit që lekët brenda muajit unë i dua.

 

Eni Çobani: Po lëri lekët mo, shiko Eriseldën tani. Me Eriseldën çfarë do bësh?

Visi: S’po bindet Eriselda. S’po na bindet. Hajt se po e marr unë. Po vete unë ta marr.

Eriselda lë mënjanë qëndrimin e saj dhe shkon drejt Visit, i cili e puth në ballë./tvklan.al

 

Për më tepër, mund të ndiqni videon e plotë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...