“Je foleza ime”, Amantia përlot mikeshën që i ka qëndruar pranë në luftën e gjatë me sëmundjen

Amantia, e cila rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” në “E diela shqiptare” në Tv Klan luftën e saj me Parkinsonin, ka ftuar një njeri të veçantë për ta surprizuar.

 

Në rrugëtimin e saj të vështirë me sëmundjen, mikesha e saj, Alba i ka qëndruar pranë. Vajzat janë shoqe prej fëmijërisë dhe kanë gjetur te njëra-tjetra motrën e munguar duke ndërtuar një marrëdhënie të rrallë e të sinqertë. Të përlotura, të dyja i përgjigjen njëra-tjetrës me fjalë dashurie.

 

Amantia: Ti nuk kishe motër, unë gjithashtu, por fati na solli që të kemi motër njëra-tjetrën. Pas kaq vitesh, që nga fëmijëria, gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Ti e di shumë mirë që ti për mua je foleza ime. Ose më mirë ti më shpëton të arratisem, të arratisem nga ato që më mundojnë paksa, por që nuk e japim veten kështu që nuk dua të qash se po të ishte për të qarë do qanim të gjithë bashkë. Je dhuratë për mua. Je dhurata ime, këtë doja të thoja. Dashuri.

 

Alba: Jam pa fjalë. Unë me Amantian kemi një marrëdhënie shumë të veçantë, sepse Amantia është shumë e veçantë, është një njeri i jashtëzakonshëm. Nuk e di, a duhet ta them domethënë që Amantia vuan nga një sëmundje por…

 

Ardit Gjebrea: Na e tregoi të gjithën, gjithçka na e tregoi dhe unë jam i shtangur nga kurajo, nga fuqia, ku e gjen dhe na vë ne të gjithëve poshtë dhe ajo del mbi ne dhe prandaj ajo ka dalë mbi sëmundjen, sepse është ajo.

 

Alba: Po pra. Dhe faktikisht duhet të isha unë ajo që do i kisha bërë një surprizë asaj për atë që është ajo, jo ajo të më bënte një surprizë mua. Është një femër shumëdimensionale, është e paarritshme, nuk e di pse Zoti i ka dhënë atë sëmundje. Ajo ka një familje të mrekullueshme, ka një bashkëshort të mrekullueshëm, tre fëmijë, tre engjëj dhe vetë është ajo që është e që më bëri mua këtu të qaj./tvklan.alla

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...