Zbulohet skenari i fshehtë i Luizit pse nuk po e puth Kiarën, po e luan mendsh produksionin e BBV

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “Big Brother VIP2” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

 

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy banorët e “Big Brother VIP” të cilët janë kthyer në kryefjalë të mediave së fundmi. Që prej fillimit të këtij “reality show”, këngëtari me humorin e tij shkodran, ka shprehur pëlqimin për moderatoren e njohur, por kjo e fundit ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë një qëndrim të distancuar.

 

Një gjë është e sigurt, pëlqimi i Luiz Ejllit nuk mund të fshihet, por nga ana tjetër ai është një personazh që deri më tani duket se ka hyrë me plan dhe çdo lëvizje e tij është e mirëmenduar si në një lojë shahu. Këtë fakt e ka evidentuar, publiku, produksioni, por edhe banorët brenda shtëpisë.

 

Një detaj që shumë kujt mund t’i ketë shpëtuar është dhe “loja” me puthjen që prej javësh Luizi kërkon ndaj Kiarës. Luizi ka treguar “padashje” skenarin që po luan duke vendosur Kiara Titon në qendër të vëmendjes. Ai po kërkon ta mbajë sa më gjatë në shtëpi dhe kjo është një nga skemat e tij.

 

Luizi nuk e do një ikje të parakohshme të Kiarës dhe sa më shumë të zgjatet pjesa e puthjes dhe insistimit të tij duke e kërkuar me ngulm, aq më shumë shtohen shanset që publiku dhe produksioni të kërkojë që të dy banorët të jenë sa më gjatë brenda shtëpisë.

 

 

Ai arriti deri aty sa i tha se nuk e ka fare tek puthja, por mendon për të mirën e saj duke u shprehur se e di çfarë do t’i ndodhë Kiarës brenda shtëpisë. “Do e shohësh çfarë do të ndodhë ty brenda këtyre mureve”, tha Luizi. Një mesazh i koduar i tij që të gjithë ata që ndjekin Big Brotherin, por edhe produksionin si edhe banorët t’i vendosë në mendime. Kujtojmë këtu se ai ka bërë dhe një deklaratë tjetër të fortë, që nëse del Kiara Tito nga shtëpia, pas saj do të dalë dhe ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...