VIJON MASAKRA MJEDISORE NË LUMIN KIR

Nga Nereida Vitoja

 

Është sinjalizuar disa herë nga mediat situata e krijuar nga djegia e mbetjeve inerte dhe urbane në shtratin e lumit Kir, pranë Varrezave të Dëshmorëve në Shkodër. Pavarësisht gjendjes së krijuar, ende nuk ka asnjë masë konkrete nga institucionet për ndalimin e kësaj masakre mjedisore.

 

Mbetjet e depozituara vazhdimisht kanë ngushtuar një nga rrugët e fshatit Bleran po ashtu grumbujt e mbeturinave kanë ndryshuar deri diku edhe rrjedhën e lumit Kir. Grumbujt me mbeturina ngjajnë me male të cilat shëmtojnë imazhin e kësaj zone. Të gjitha mbetjet që grumbullohen në këtë zonë përfundojnë në lumin Kir, gjë e cila sjell devijimin e rrjedhës së tij por edhe banorët e zoëns të cilët rrezikojnë të përmbytjen gjatë periudhës me reshje të dendura shiu.

 

Devijimi I rrjedhës së lumit Kir për shkak të ndotjes që po I bëhet shtratit të tij pasohet nga dëme të mëdha mmedisore. Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin këtë zonë duke hedhur inerte do të ndëshkon me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjhëm janë përballur me ligjin.

 

Në një situatë të tillë, kthehet vëmendja e mbrojtjes së bregut të lumit Kir nga këto mbetje të cilat nuk dihet edhe për sa kohë do të qëndrojnë aty duke shkaktuar deri tani jo pak dëme mjedisore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...