Pas shumë vitesh mungesë, rikthehet Njerëz dhe Fate/ Aktori zbulon detajet e para

Njerëz dhe fate televonela e parë shqiptare që i mbërtheu para 20 viteve shqiptarët rikthehet.

 

 

Historia e cila në qendër kishte një familje të zakonshme shqiptare, me një djalë problematik të quajtur Flori, që gjendet vazhdimisht mes sherreve dhe probleme të familjes, dhe dy motrave të tij: Erës, që është në kërkim të fatit të jetës dhe e rrezikuar nga fenomenet e kohës, dhe Lolës – vajzës së madhe të familjes e cila gjendet mes pikëpyetjeve të mëdha dhe frikës së infektimit me HIV/AIDS. Kjo histori shqiptare e paraqitur mjeshtërisht në një serial u ndërpre pas dy sezoneve (për shkak të mungesës së fondeve në atë kohë), ndonëse regjisori Ylli Pepo dhe dramaturgu Ruzhdi Pulahu e kishin një ide për vazhdimësinë e tij.

 

 

Por kjo ide duket se po merr dritë në vitin 2023, pasi aktori i një prej roleve kryesore në serial, Arben Derhemi, publikoi një fotografi në rrjetet sociale me aktorin e madh Robert Ndrenika. Ai la të kuptohet se bisedimet për rikthimin e serialit kanë filluar, por nuk zbuloi më shumë detaje.

 

E lidhur me këtë, Telegrafi ka pyetur aktorin Alfred Trebicka, i cili kishte gjithashtu një nga rolet kyçe në “Njerëz dhe Fate”. Në premierën e filmit më të fundit ku ai është protagonist në Prishtinë, aktori nuk denjoi të prononcohet mbi këtë lajm që ka entuziazmuar fansat e telenovelës së parë shqiptare. “Unë s’kam të drejtë të zbuloj gjë, por mund të them që po bëhen të gjitha përpjekjet dhe janë të gjitha shanset dhe mundësitë që të rikthehet këtë vit. Detaje më të imëta as unë nuk di.

 

Di domethënë që po punohet shumë fortë për gjetjen e bashkëpunëtorëve, të të gjithë komponentëve, sepse një fjalë goje është që të rikthehet prapë, por do të kthehet në një standard tjetër. Dhe po them me këto veprat që kanë pasur një lloj suksesi në të shkuarën është pak siklet, sepse duhet të jetë më lartë se çka qenë. Unë kam besim që do të rikthehet sivjet”, ka thënë Trebicka. Aktori që luante rolin e dajës në familjen e sfiduar nga problemet e kohës, më tutje ka thënë se e ndjen nostalgjinë e personazhit që portretizonte në serial, të quajtur Betim.

 

“Sigurisht që kam një nostalgji, sepse 20 vite kthehen në nostalgji por në rikthim nuk do të jetë më ai i pari. Do të ketë një dimension tjetër. Kaq mund të them domethënë, kaq mund të zbuloj”, ka përfunduar Alfred Trebicka. Në “Njerëz dhe Fate” luajnë emra të njohur të kinematografisë shqiptare si: Robert Ndrenika i shpallur artist i kombit dhe Pavlina Mani, e shpallur si artiste e merituar.

 

 

Arben Derhemi, Eni Jani, Valbona Imami, Alfred Trebicka e Arta Muçaj – janë disa nga aktorët e roleve pasuese që përbëjnë kastin kryesor të “Njerëz dhe Fate”. /Telegrafi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...