“Ka lënë kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë”/ Reagon Berisha për vdekjen e mjekut të njohur: Humbje e madhe! Miqësi e pacënuar në dekada

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot homazhe për nder të Prof. Dr. Isuf Kalo, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

 

Homazhet janë zhvilluar tek Akademia e Shkencave, ku Berisha ka lënë dhe një shënim. Pas nderimeve, ai u tha për mediat se doktor Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë.

 

“Dua të shpreh nderimin tim, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku me të cilin na bashkon një miqësi e pacenuar në dekada, profesor, doktor Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë, në standardizimin e shërbimeve mjekësore.

 

Shpreh dhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të profesor doktor Isuf Kalos”, deklaroi Berisha.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...