I vranë kalin me çifte, pronarja e fermës e prekur: Shenjë paralajmërimi, një tjetër na e kishin plagosur

Ditën e djeshme në një fermë në zonën e Shelegurit në Leskovik, është gjetur i vrarë një kal dhe i plagosur një tjetër,

 

Pronarja e fermës, Jonida Hëna në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar e prekur momentin kur e njoftuan. Ajo e cilësoi këtë ngjarje të rëndë si të qëllimshme. Sipas saj, në livadh ishin edhe kuaj të tjerë, por vetëm të fermës së saj janë goditur. Jonida ka theksuar se është një shenjë paralajmërimi nga dikush.

 

“Kali ndodhej rreth 4 km larg fermës sonë. Janë disa livadhe ku të gjithë kuajt rrinë në dimër, jo vetëm tanët, por dhe të gjithë fshatarëve të tjerë. Aty qëlloi që një i njohur ynë kaloi me furgon dhe kishte parë kalin në tokë. Na mori në telefon dhe na tha: ‘Kali juaj, Balashi (se ishte i veçantë kali, nuk kishte tjetër me ato ngjyra si ai), është në tokë, nuk po lëviz. I pari që shkoi ishte një punëtor i fermës, e shikon dhe e kupton që ishte i goditur me çifte. Më pas, shkojmë të gjithë bashkë dhe e shohim. Janë 2 kuaj faktisht, Balashin e gjetëm pa jetë, ndërsa kali tjetër është i plagosur. Aty nuk ishin vetëm kuajt tanë, por këta janë qëlluar.

 

Faktisht ne kemi shumë kafshë të tjera, nëse do na kishin vrarë ndonjë viç, ndonjë lopë, do e bënim hallall, se do ishte dikush pa bukë në shtëpi. Por kali dhe ne mendojmë që është me tendencë, nuk mendojmë që është dikush që është gabuar që e ka goditur”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al

 

Policia përgënjështron lajmin e vjedhjes në shkollën ‘Ismail Qemali’/ Disa nxënës kanë…

Ne lidhje me nje informacion qe qarkulloj paraditen e sotme ne media dhe portale se Shkolla ‘Ismail Qemali’ ne Shkoder kishte rene pre e...

Makina përmbyset në përrua, shpëtojnë mrekullisht dy vajza

Dy vajza shpetuan mrekullisht, pasi automjeti me te cilin udhetonin u permbys ne nje perrua. Aksidentj ndodhi paraditen e se henes ne rrugen drejt...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Luizi sipër saj me kokën të mbuluar, Kiara: “Se mos kujtojnë që bëmë gjë” #foto

Kiara dhe Luizi kaluan mbrëmë një natë romantike. Kjo...

Njihuni me këngëtaren shqiptare që punon si police. Video

Ajo quhet Behije Dida dhe punon si oficere në...