PREFEKTJA E SHKODRES, MAJLINDA ANGONI: ISHA ATY KUR RA ORTEKU I BORËS NË QAFË THORE

Rruga Bogë-Theth është ende e bllokuar nga bora në zonën e Qafë Thores për shkak të orteqeve të borës që bien çdo ditë.

 

Rrezikun e një orteku bore thotë e provoi edhe vetë prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni. Edhe pse nuk ka rrezikuar, Prefektja ka qenë në afërsi kur orteku ra tek tunelet panoramike ndërsa tregon se po punohet maksimalisht për zhbllokimin e atij aksi rrugor.

 

Inxhinieri i firmës kontraktuese që po bën pastrimin e borës në aksin Bogë-Qafë Thore Emanuel Ograja thotë se ndërhyrja është e rrezikshme sepse bora shkon deri në 5 metër dhe ka gjithnjë rrezik nga rënia e orteqeve. Duhet pritur deri sa bora të ngrijë nga temperaturat e ulëta për ta pastruar më pas.

 

Rruga Bogë-Theth në zonën e Qafë Thores është e bllokuar prej 9 ditësh. Ndërkohë ndërtimi i tuneleve panoramike për të pritur orteqet e borës kur u rikonstruktua ajo rrugë ka rezultuar një dështim dhe këtë e faktojnë këto 9 ditë me reshje bore në Qafë Thore që e kanë bllokuar totalisht.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...