Nënkomisarja e njohur, Anisa Kostani merr veten nga aksidenti: Gjarpri është mirë…

Nënkomisarja e Elbasanit, Anisa Kostani, duket se është në gjendje të mirë shëndetësore pas aksidentit që pësoi pak ditë më parë ne kryeqytet.

 

Vetë ajo ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku falenderon njerëzit që iu gjendën pranë dhe informon ndër të tjera se edhe gjarpri është mirë.

 

Policja shton gjithashtu se nuk ka për detyrë të pyes miqtë e saj kanë apo jo patentë me vete, pasi personi në makinën e të cilit ajo ishte pasagjere natën e aksidentit, lëvizte pa një të tillë.

 

Reagimi:

Ju falenderoj teper per cdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjitheve qe mu gjender prane; ishit te shumte
Ndersa ju te tjerve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri eshte me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete.
Shendet!

 

Kostani u përfshi në një aksident në Tiranë, kur ishte pasagjere në një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga Ravier Durra. Ky i fundit e drejtonte mjetin pa patentë dhe u përplas me një tjetër automjet tip “BMW” që drejtohej nga Kristofor Duka. Nga goditja, mjeti është përplasur dhe me trafikndarësen.

 

Durra u ndalua nga policia, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë nga mjeti ku ishte efektivja Kostani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...