Rrezik për Luizin: Publiku e ka zgjedhur fituesin e tij por Big Brother duhet të zgjasë edhe 2 muaj

Big Brother është bërë spektakli më i ndjekur këtë vit, duke e kthyer Luizin si personazhin më të ndjekur. Ai ka marrë përmasat e një fenomeni. Njerëzit e duan.

 

Duket sikur fituesi është shumë i qartë por kjo nuk është një gjë e mirë për produksionin prandaj priten dinamika televizive të paparashikuara nga stafi organizues.

 

Fakti që Luizi është gati gati një fitues i sigurt për publikun, duke u nisur nga një analizë e komenteve nëpër rrjet, nuk është aspak një gjë e mirë për lojën. Vëllai i Madh do e gjejë një kleçkë që ta përbysë situatën.

 

Spektakli duhet të zgjasë 3 muaj dhe fakti që publiku por edhe banorët brenda e kanë kuptuar që tani kush duhet të jetë fituesi, nuk është një lajm i mirë për Luizin.

 

Ka edhe një rrezik tjetër…banorët e kanë kuptuar që Luiz ka një pikë të dobët në shtëpi dhe do mundohen të prekin pikërisht aty.

 

Luizi është impulsiv kur bëhet fjalë për Kiarën, ai e ka thënë edhe vet që ajo është “thembra e tij e Akilit” brenda në shtëpi. Shpresojmë që Luizi të ketë një vetkontroll të fortë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME