Mësuesja: Studentët shqiptarë janë më të mirët në Britani, nuk duhet të ndikohemi nga fjalët negative

Juliana Shalla është mësuesja që ndihmon shqiptarët në Angli. Ajo i vjen në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të mësojnë gjuhën angleze dhe dëshirojnë të ndjekin shkollën.

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Juliana ka treguar se pavarësisht fjalëve të këqija që janë thënë kohët e fundit për shqiptarët në Britaninë e Madhe, ata janë shumë të aftë. Ajo ka theksuar studentët shqiptarë janë ekselentë në Angli, duke spikatur nga të tjerët.

 

“Pavarësisht se mediat kohët e fundit flasin vetëm fjalë shumë të këqija për shqiptarët. Por ka dhe këto pozitive, është shumë bukur kur shikon këtu shqiptarë sipas fushave të ndryshme, si doktorë, avokatë, që janë shumë të arrirë në karrierë. Ka shumë njerëz që janë shumë të aftë dhe është gjynah të marrin atë epitet negativ.

 

Jam ndjerë keq, mirëpo mos të shkojmë me këtë mendim. Nuk duhet të bazohemi në këtë mënyrë, duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën që t’i tregojmë të kundërtën.

 

Unë jam mësuese anglishteje dhe kur vijnë shqiptarët nga Italia, Greqia, Shqipëria që nuk e dinë mirë gjuhën dhe i bëj kurse nëpër qendrat përkatëse këtu. Tjetër, merrem me rregjistrimin e studenteve në kolegje, universitete, qendra dhe kujdesem për t’i dhënë atyre njohuritë bazë se çfarë duhet të bëjnë, ku duhet të drejtohen. Studentët shqiptarë janë më të mirët këtu. Me ata merrem çdo ditë sepse me ata merrem çdo ditë dhe dosjet e tyre i kam këtu”, u shpreh Juliana./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME