“Më kanë ngacmuar shokët e burrit dhe drejtues të institucioneve”, balerina shqiptare: Më kanë prekur dhe tërhequr

Ish-balerina e njohur shqiptare dhe aerobistja, Linda Kalemi i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se shokët e bashkëshortit dhe shumë drejtues të institucioneve të ndryshme, e kanë prekur, tërhequr deri në sforcime.

 

Linda ka thënë se do t’i nxjerr në një të ardhme inicialet për të luftuar fenomenin, me të cilin hasen shumë gra.

 

“Më kanë prekur, më kanë tërhequr, deri në sforcime. Jo vetëm nga drejtuesit, por edhe nga shokët më të afërt të bashkëshortit tim. Se unë ish-in bashkëshort e quaj, pasi është babai i fëmijëve të mi dhe njëriu më i rëndësishëm. Edhe sot, unë kam thënë në mediat sociale që do t’i nxjerr në të ardhmen me inciale, sepse dua t’i botojë këto në atë mënyrën time. Këto janë fenomene shoqërore dhe unë dua t’i luftojë këto. Edhe unë në fund të jetës jam, kështu që pse mos të shprehem.

 

Unë jam viktimë e një drejtuesi të një institucioni, gjë që doli në gjyqin e parë dhe kjo gjë u bë spontane. Vetë vjehrri u detyrua nga gjykata dhe tha po. ‘Mua informacionin negativ ma dha drejtori i Teatrit dhe Operas së Baletit’ dhe tha emrin. Kjo deklaratë është thënë në gjyq, mua nuk më pëlqejnë thashethemet, janë gjëra reale që duhet të ballafaqohen”, u shpreh ajo ndër të tjera./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...