Heroi i vërtetë! Ky është Dini, burri që i shpëtoi jetën nënës së dy fëmijëve që u hodh nga ura

Një ngjarje sa e rë ndë por dhe heroike ka ndodhur në Gjkovë, ku një 29-vjeçare tentoi të hidhej nga “Ura e Fshajt”. E reja është shpëtuar falë reagimit të shpejt të Din Salihit, 40-vjeçarit që mund të quhet pa frikë hero.

 

Ngjarja ka ndodhur të hënën 23 janar në oren 13:30, ndërsa sot Din Salihi i ftuar në “Shqipëria LIVE” ka dhënë detaje për ngjarjen.

 

Ai tregoi se ka qenë duke kaluar me makinë rastësisht bashkë me 3 persona të tjerë pranë urës dhe ka parë 29-vjeçaren duke i kaluar afër makinës, ndërsa i ka bërë thirrje të ndalojë por e reja nuk është përgjigjur dhe është hedhur nga ura.

 

Dini sapo ka parë skenën ka zbritur poshtë urës është futur në ujë dhe ka rrezikuar jetën e tij për ta shpëtuar të renë. Në momentin që ka qenë duke e nxjerr jashtë ai është rrëzuar dhe ka marr disa pl.gë në krah.

 

Më pas ai së bashku me vajzën janë shoqëruar në spital për të marr ndihmën e parë. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa reagimi i Din Salihit është cilësuar si akt i vërtet heroik.

 

“E kam kapur nga flokët, mezi e kam nxjerrë. Po të ishte 2-3 metra më thellë, nuk e di a do mund të arrija ta shpëtoja. Kam qenë me jelekun e punës, siç sha në punë. Kur e kam parë, lumi ishte me vrull. U hodha për ta kapur herën e parë nuk e kapa dot. Pastaj dola nga lumi, eca dhe atë vazhdoi e mori rrjedha. Kur më është afruar, e kam tërhequr nga flokët dhe e kam nxjerrë.

 

Vajza pasi ka dalë, u përmend për një moment dhe më tha ‘mos e thërrisni policinë’. Ishte tronditëse për mua, por kur e pashë të hidhej, mu ndal fryma, nuk mendova për vetë. Kur e pashë që ishte gjallë, u hodha pa menduar për veten time. Nuk e njihja kush ishte, nuk e kisha parë. Nuk e di se përse e mori atë akt. Kishte ardhur me pushime në Kosovë. Është nënë e dy fëmijëve. Mund të isha mbytur edhe unë, nga shpejtësia e rrjedhës, pesha e trupit, ishte me rrezik.”- tregoi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...