Dashuria nuk njeh moshe. 52 vjecarja amerikane dashurohet me djalin 37 vjecar nga Skrapari

Nga ShBA nuse në Skrapar, dashuria nuk njeh moshë por duket se as kufij. I tillë është rasti i një amerikaneje 52-vjeçare, e cila është dashuruar me mësuesin shqiptar, 15 vjet më të vogël.

 

Christine dhe Donaldi u njohën rastësisht 5 vite më parë, kur 37-vbjeçari punonte si mësues ne një fshat të Skraparit, ndërsa Christine është administratore e një shkolle në Prishtinë. Pas takimit të parë teksa po bënin hiking në Kalanë e Petrelës, ata u njohën dhe filluan flisnin pas disa javësh u lidhën me njeri-tjetrin. Nëna e tre fëmijëve ( i kishte fëmijët kur u njoh me Donaldin) dhe ai nuk u ndanë kurrë më.

 

Të ftuar në “Shqipëria LIVE” ditën e sotme ata na kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre.

“Unë me miqtë e mi vendosëm të bënim viking në kalanë e Petrelës dhe aty njoha Christine. Ajo ishte me fëmijët e shkollës në ekskursion. Ajo kishte ngatërruar rrugën për shkak të GPS-it dhe nga kjo ne u njohëm. Nga ana ime ka qenë pëlqim, pastaj filluam të njiheshim dhe u dashuruam. Na lidhi profesioni më shumë, interesat e përbashkëta. Personaliteti jonë. Të them të drejtën nuk e kam menduar asnjëherë diferencën e moshës. Jemi çift normal. Nuk e mendoj që është 15 vjet më e madhe se unë. E di që në Shqipëri është tabu sepse zakonisht gruaja duhet të jetë më e vogël se burri. Familjes sime i ka ardhur e papritur.”- tregoi ai.

 

“Më pëlqeu sjellja e tij, pasionant, i ngrohtë, njeri i organizuar. Më bëri përshtypje karakteri i tij. Me kalimin e kohës bie më shumë në dashuri me të. Më pëlqen shumë, më argëton, i bën gjërat më të lehta për mua.” tregoi Christine.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...