“31 pyetjet” e programit “Rudina”në Tv Klan zbuluan një mori detajesh interesante për Blendi Fevziun. Shenja e tij e horoskopit është Demi, dikur shkruante poezi ndërsa kafeja është shoqëruesja e tij e përhershme në mëngjes. Mes të tjerash, gazetari tregoi edhe diçka tjetër interesante, fotografinë në sfondin e tij të celularit.
Blendi Fevziu: Me gocën kur ka qenë pa mbushur 1 vjeç dhe me gocën e madhe.
Rudina Magjistari: Besoj që askush s’kishte pikë dyshimi për këtë, por jam kurioze të shohim foton sepse me siguri ka kuriozitet.
Blendi Fevziu: Kjo është foto e bërë ditën e ditëlindjes time në 2016, që i bie gati sa është, gati 7 vjet tani. Goca ishte e vogël fare, s’kishte mbushur, gati 6-muajshe e pak, goca e madhe dhe e kemi bërë në verandën e shtëpisë./tvklan.al