“Vllazni, Vllazni, moj Vllaznia jonë o hej”: Luizi i thur bejte dhe i këndon Vllaznisë + video

Luizi është Shkodrani më i njohur i momentit në Shqipëri. Ai ka një muaj që është futur në Big Brother VIP dhe ka ngritur dinamika të shumta. Sot Luizi i ka kënduar Vllaznisë.

 

Luiz Ejlli ka lindur më 12 korrik 1985, në Shkodër. Ai është këngëtar Shqiptar. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

 

Ka studiuar në shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova” në Shkodër për muzikë në intrumentin e fagotit. Në 24 dhjetor 2022 u bë pjesë e edicionit më të njohur Big Brother VIP Albania 2.

 

Në edicionin e parë të shfaqes për talente “Ethet e te premtes mbrema” u spikat talenti i tij si këngëtar, i cili arriti në pesë më të mirët.

 

Në edicionin e dytë të këtij spektakli, ai fitoi çmimin e parë. Ka marrë pjesë në festivalet e këngës në RTSH dhe në vitin 2005 fitoi çmimin e parë me këngën: Zjarr dhe ftohtë.

 

Në vitin 2006, mori pjesë në Eurovizion me këtë këngë. Ai ka marrë pjesë edhe në festivalin e Këngës Magjike dhe vitin 2010 fitoi çmimin e parë, duet me Juliana Pashën me këngën Sa e shite zemrën.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...