Nga Tirana, Saranda e deri në Shkodër, “furtunë” në Policinë e Shtetit, ndryshojnë shefat e komisariateve(Emrat)

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshime në disa komisariate në qarqe të ndryshme të vendit.

 

Ndryshime janë bërë në Shkodër, komisariatin nr.2 në Tiranë, Devoll, Sarandë e Pogradec. Në Komisariatin e Shkodrës është emëruar Idriz Daulle, duke zëvendësuar në këtë post Asllan Shytin. Ndërsa në Fushë-Krujë është vendosur shef komisariati Elton Shabani dhe ka zëvendësuar Loard Sallaku. Ky i fundit është emëruar në Komisariatin numër 2 në Tiranë.

 

Ndërkohë, në drejtimin e Komisariatit të Devollit është vendosur Kreshnik Alimadhi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Besim Palamanin, pasi u pezullua për shkak se është vënë nën hetim për shpërdorim detyre. Oltion Agolli që ka drejtuar komisariatin e Pogradecit, zhvendoset me lëvizje paralele më Sarandë. Agolli ka zëvendësuar Klodian Kondin, ndërsa ky i fundit do të drejtojë komisariatin e Pogradecit. Edhe Drejtoria e Vlorës ka pasur një ndryshim. Elton Alushi është emëruar zv.drejtor për hetimin e krimeve.

 

Kryepolici: Efektivët s’janë vetëm përballë krimit

Më herët drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka përmendur sakrificat dhe sfidat që kanë kaluar efektivët. Në fjalën e tij me rastin e 110-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, u shpreh se punonjësit e Policisë sot nuk gjenden përballë krimit, të vetëm me uniformën dhe me armën e shërbimit pasi kanë pajisjet e teknologjisë bashkëkohore që i bën më profesionistë.“Punonjësit e Policisë sot nuk gjenden përballë krimit, të vetëm me uniformën dhe me armën e shërbimit.

 

Pajisjet e teknologjisë bashkëkohore, çelja e një epoke të re për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe filozofia e kontaktit të drejtpërdrejtë me problematikën e qytetarit, bëjnë që 13 janari i vitit 2023 të na gjejë shumë herë më të sigurtë, më të mbrojtur, më efecientë dhe më profesionistë. Ne zotohemi përballë qytetarëve tanë se puna e Policisë së Shtetit do të vijojë të mbetet thellësisht e pranishme dhe fisnike, në jetët e shqiptarëve, si dhe se do të jetë në koherencë të plotë me hapat e ndryshimit të përditshëm të shoqërisë sonë.

 

Brezat e rinj të Policisë së Shtetit me përgjegjshmërinë dhe atdhedashurinë që i karakterizojnë, do të vijojnë të lënë gjurmë në historinë e Policisë së Shtetit, e cila shtrihet tashmë në 2 shekuj. Kjo armatë e re profesionistësh dhe të përkushtuarish, do të kontribuojnë për përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit, për qytetarët që besojnë në punën e Policisë dhe e mbështetin atë, të sigurtë se kjo është mënyra e vetme, për t’i dhënë këtij vendi, stabilitetin dhe integritetin që meriton të ketë”, deklaroi ai.

 

Rrumbullaku: Ata që baltosin Policinë e Shtetit do të përjashtohen

Ndërkohë në një letër dërguar punonjësve të policisë në gjithë vendin, kryepolici Muhamet Rrumbullaku shprehet i vendosur se kushdo në radhët e uniformave blu që përbalt policinë e Shtetit, do të përjashtohet. “Ju siguroj se jemi bashkë në çdo sfidë…për të kërkuar me ngulm më të mirën për ne dhe për të përjashtuar nga radhët tona, këdo që tenton të na përbaltë, të na çojë dëm mundin dhe të na trondisë themelet e besimit që me shumë vështirësi ndërtuam te qytetarët”, nënvizoi Rrumbullaku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...