Luizi e nxjerr blof Arjola Demirin: Nuk i mungonte as shtëpia e as luksi. Ka qenë fallco nga fillimi në fund

Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka vendosur që banorët të vihen sonte në rolin e opinionistëve dhe të diskutojnë për lojën e banorëve të edicionit të parë.

 

Banorët diskutuan fillimisht për finalistët, Ilirin dhe Donaldin, e më pas për banorët e tjerë. Teksa po diskutohej për aktoren Arjola Demiri, Luizi kishte një koment për lojën e saj në “BBV1”.

 

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absoultuisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendtte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.

 

Aktorja Arjola Demiri u surprizua nga “Big Brother VIP” kur ishte pjesë e spektaklit, ku i realizuan ëndrrën e saj duke i dhuruar një shtëpi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME