Dorëzohet “prima-dona” e shtëpisë: Ne rrijmë kot këtu, Luizi do jetë fituesi, sepse ai…

Edhe pse shpesh herë Olta ka thënë se ajo do të jetë fituese e këtij edicioni të Big Brother Vip 2, mbrëmë ajo pranoi që çmimin e madh do ta rrëmbejë Luizi.

 

Duke bërë batuta me banorët, Olta tha se ata po qëndrojnë kot në këtë shtëpi, sepse fitoren do e marrë Luizi.Sipas Oltës, ai është i duhuri për këtë format,

 

sepse krijon situata në shtëpi, prandaj është pretendent për çmimin e madh. Ajo shtoi se edhe Tea e meriton finalen.

 

Olta dhe Luizi janë kthyer në dy ‘kryetarë’ në shtëpinë e Big Brother, ku secili ka krijuar grupin e tij. Bjordi është në një ‘udhëkryq’ në këtë mes. Ai mëngjesin e nis me Luizin dhe darkën e mbyll me Oltën.

 

Duke folur me Armaldon dhe Kristin, Luizi tha se Olta ka frikë që ai po i merr Bjordin, kjo për shkak se ata ngrihen njëkohësisht në mëngjes dhe e pijnë kafen bashkë në oborr.

 

Luizi tha se Olta tani do të ‘sulmojë’ Diolën, më pas Bjordin dhe pastaj Xhonin që pak ditë më parë u bë pjesë e shtëpisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME