Vendimi drastik i Armina Mevlanit: Kam hequr nga gardëroba të gjitha veshjet e mia të…

Fustani me kokën e luanit i veshur të hënën nga Kylie Jenner që u krijua nga marka Schiaparelli, ka ngjallur një reagim të fortë në media e rrjete sociale. Armina Mevlani, e cila është një njohëse e modës, markave të njohura dhe gjithashtu një dashamirëse e kafshëve, komentoi këtë ngjarje gjatë një lidhjeje Skype në “Rudina” në Tv Klan.

 

Mevlani i qëndron mendimit se moda mund të bëjë shumë më mirë pa përdorur mjete të tilla sepse ka mjaftueshëm art e krijimtari. Në mendimin e saj, kjo histori do të përsërisë atë të markës Balenciaga, me skandalin e reklamës ku fëmijët mbanin aksesorë të lidhur me pornografinë që për vetë Mevlanin, është bërë shkas për të ndërmarrë vendimin drastik në garderobën e saj.

 

Rudina Magjistari: Dhe gjithë kjo dallgë në rrjetet sociale, mendoni do të jetë një marketing për këtë veshje apo do ta eleminojë totalisht nga të preferuarat e personazheve të njohur?

 

Armina Mevlani: Jo, nuk mendoj që do ta eleminojë se për sa kohë nuk u kançelua Balenciaga që përdori figurën e fëmijëve, pedofilinë dhe pornografinë e fëmijëve, vetë personalisht i kam hequr të gjithë veshjet e mia që përfaqësojnë Balenciaga-n, jo sepse Balenciaga në vetvete është një brand i tillë.

 

Armina shton edhe mendimin e saj lidhur me skandalin, për të cilin thotë se mund të jenë tejkaluar të gjitha kontrollet e larta për daljen e asaj reklame.

 

Armina Mevlani: Dua të them vetëm diçka. Balenciaga është një brand që ka një histori shumë të madhe dhe të gjatë dhe Balenciaga si emër nuk e meritonte që të përdhosej në këtë formë.

 

Rudina Magjistari: Por kush e lejoi diçka të tillë? Kush e lejoi që të dilte ai imazh? Nuk ka një njeri që kontrollon, që mban përgjegjësi në fund fare për imazhim?

 

Armina Mevlani: Nuk është Balenciaga problemi. Është dizajneri i ri. Ka, por janë të punësuarit që e kanë krijuar këtë gjë dhe nuk është në vetvete brand-i që duhet të përdhosej, por në një moment të tillë, sigurisht që do hidhet brand-i sepse do kalonte në një kontroll nga përfaqësues më të lartë që unë mendoj që është shmangur si kontroll./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...