“Plas Bomba”/ Doli duke sharë Luizin, nënkryetari i dhomës së noterëve është kapur me presh në duar duke …

Top Channel ka nxjerrë ditën e sotme një noter duke folur kundër Luiz Ejllit që ky ka përdorur më parë sëmundjen për të fituar para, po sa I bësueshëm është ky person që flet për nder ndërkohë që ka bërë vetë falsifikim

 

Emisioni i sotëm “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani në ‘Neës24’ hedh dritë mbi denoncimin e një qytetari, që pretendon se nënkryetari i Dhomës së Noterëve të Shqipërisë ka falsifikuar dokumentet për të shtyrë me 4 vjet kohën e daljes në pension.

 

Letra që ka mbërritur në adresë të emisionit mban firmën e shtetasit Nikolin Kurti, i cili pretendon se noteri publik Fatmir Laçej ka falsifikuar dokumentet, duke ulur moshën e tij me 4 vjet, për të mos dalë në pension në 1 maj 2014 siç duhet të ndodhte në përputhje me ligjin, me qëllim që të qëndrojë në punë edhe 4 vite të tjera.

Sipas denoncuesit, noteri Lacej ka bërë të gjitha ‘akrobacitë’, për të mos dalë në pension, duke zhvilluar një gjyq për korrigjimin e moshës në Gjykatën e Pogradecit

 

KUSH ESHTE FATMIR LACEJ

 

Gazetarët e emisionit “Ajsberg” kanë konfirmuar se zoti Laçej ka lindur në Tiranë, ka jetuar pa shkëputje në Tiranë. Eshtë noter pranë zyrës së noterëve në Tiranë, por gjyqin për korrigjimin e datëlindjes e ka bërë në Pogradec.

Në Gjykatën e Pogradecit janë zhvilluar shumë seanca gjyqësore, një pjesë e mirë e të cilave janë shtyrë. Në pjesën më të madhe të tyre nuk është paraqitur paditësi, pasi nuk është gjetur se ku rrinte. REAGIMI I NOTERIT FATMIR LAÇEJ

 

Zoti Laçej, si e gjykoni në përgjithësi situatën e kësaj letre, të cilës ju ja dini përmbajtjen?

Letra trajton një problem që është e një karakteri krejt personal. I një kërkese timen për të bërë një vendim për ndryshimin e moshës. Qëllimi i saj ka qenë që kontributi im të ishte edhe më i madh si në sasi cilësi ashtu edhe në kohë. Vendimi tashmë është marrë nga gjykata dhe ka marrë dhe formën e prerë.

 

Ky vendim ju ndryshon datëlindjen nga viti 1949 në 1953, është i saktë i dyti apo i pari?

Vendimi i gjykatës është i marrë mbi bazën e provave dhe tashmë ky vendim është në fuqi.

Pse ky vendim është marrë në Gjykatën e Pogradecit?

 

Unë mendova se mundësitë për të vepruar në Gjykatën e Pogradecit janë mundësi më reale, sepse nuk më priste edhe shumë koha për afatin. Por unë u përballa me një gjykatë e cila ishte jashtëzakonisht korrekte, që për mendimin tim ishte e standardeve evropiane.

Ju keni marrë dëshmitarë nga Tirana, i njihnit përpara?

Detyrimisht që i njihja, kanë bashkëjetuar me mua.
Ka një polifoto të gjimnazit “Qemal Stafa” ku ju figuroni si maturant i vitit ‘67?

 

Nuk e di për këtë polifoto, por di që pas maturës unë kam bërë studimet e larta. Ndërkohë Mimoza Sadushaj, presidente e Dhomës së Noterëve të Shqipërisë, tha se zoti Laçej është një ndër noterët më të mirë dhe ka kontribut të jashtëzakonshëm.

“Zotin Fatmir Laçej e kemi zv/president të Dhomës së Noterëve. Është një nga noterët më të mirë të të gjithë Dhomës së Noterëve. Ka një kontribut të jashtëzakonshëm. Falë kontributit të tij kemi dhe një marrëdhënie ndryshe me Unionin Ndërkombëtar të Noterëve. Bën pjesë tek noterët korrektë. Jep kontributin tij edhe në trajnimet e shumta që bëjmë me noterët.”- deklaroi Sadushaj.

 

Presidentja e Dhomës së Noterëve thekson se në bazë të ligjit noterët dalin në pension në moshën 65 vjeç, por sipas saj kjo moshë nuk është e përshtatshme.
“Nuk është moshë e përshtatshme sepse ende në atë moshë noterët mund të kontribuojnë përsëri, sepse puna e noterit është një punë që kërkon njohuri si nga praktika ashtu edhe nga njohja e legjislacionit.”- deklaroi Sadushaj. Artur Çani: Duke u nisur nga sa kam lexuar në letër, ju fatmirin e njihni vetë?

Nikolin Kurti: E njoh prej 55 vitesh. Jetonte një kat më sipër tek dajat e mi, tek rruga “Konferenca e Pezës”. E njoh dhe me njeh shumë mirë. Jam shokuar kur me një vendim të Gjykatës së Pogradecit ai ka dalë 4 vjet më i vogël. Unë kur marrë vesh një mashtrim, korrupsion nuk hesht, por kërkoj zbardhjen e ngjarjes.

 

Artur Çani: Ju na keni sjellë një dokument, foto të maturës të gjimnazit “Qemal Stafa ‘66-‘67, në të cilën është edhe zoti Laçej, si jeni venë në posedim të kësaj fotografie?

Nikolin Kurti: Në këtë foto është edhe ime motër, e cila e ka pasur në klasë. Kanë mbaruar bashkë gjimnazin. Silva Kurti është motra ime.

Artur Çani: E ndoqët intervistën që dha zoti Lacej?

Nikolin Kurti: Po e ndoqa, ju shmang kërkesës tuaj për të thënë saktë kur e ka mbaruar gjimnazin dhe kur ka filluar shkollën e lartë.

 

Artur Çani: Ai tha se gjyqi që ka zhvilluar është çështje e karakterit personal…

Nikolin Kurti: Ajo mund të jetë personale, por kur shkelen ligjet e shtetit nuk është më personale. Dëshira mund të ketë kushdo, por jemi të detyruar të gjithë të zbatojmë ligjin. Kur kjo bëhet me mashtrime dhe korrupsion, nuk ka vlerë kontributi që mund të japësh.

 

Artur Çani: Vendimi i Gjykatës së Pogradecit ka marrë formë të prerë…

Nikolin Kurti: Unë do ta ndjek këtë punë, do ti shkoj deri në fund. Do t’ja çoj prokurorisë të ndjekë të gjitha këto faza, ti analizojë dhe të shikojë që ky vendim i formës së prerë është bazuar në mashtrime.

Artur Çani: Për deklarimin që zoti Fatmir tha që pas mbarimit të gjimnazit kam vazhduar shkollën e lartë, është e vërtetë që në vitin ’67 ai është regjistruar në Universitetin e Tiranës e kam të konfirmuar me shkresë që është regjistruar në 67 dhe ka mbaruar në 71.

 

Nikolin Kurti: Atëherë dokumenti që ai ka qenë tek “Vasil Shanto”, është fals.

Artur Çani: Kjo gjë bëhet e rëndë kur kemi të bëjmë me figurën e një noteri. E gjithë kjo mesele ka përfshirë brenda vetës në këtë lloj vorbulle, le të themi me qëllim të mriz duke dashur të supozoj se ka dashur të japë një kontribut më të madh në kohë, por duhet të vinte një tjetër sipas ligjit. Por në këtë mesele janë përfshirë dhe disa noterë, që kanë thënë në gjykatë gjëra që janë të pavërteta. Ky njeri me bindje ka implikuar dhe njerëz të tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...