Pasi doli nga dhoma e izolimit ku ishte me Efin, Luizi i ka mbledhur të gjithë banorët rreth vetes duke treguar gazmore e duke qeshur.
E nuk kishte si të mos mungonte reagimi për ata që donin ta linin ende mbyllur, përfshi edhe Oltën, ose më saktë sidomos Oltën.
Edhe Efi ka shtrënguar pozicionin duke ia bërë të qartë Oltës se tani e tutje do e shohi, do ketë punë me të.
Ata që votuan kundër daljes së tyre ishin Olta, Amos, Dea, Tea dhe banori i ri, i futur dje mbrëma, Xhonatani.
Gjëja e parë pas daljes, është takuar me Kiarën, e cila ka vrapuar ta përqafojë. Këngëtari e puthi në faqe dhe i tha se e kishte marrë malli.