Nëna e nxjerr jashtë nga shtëpia të bijën: Çoje djalin në jetimore, s’ta mbaj më unë

Konflikti nënë e bijë në “Shihemi në Gjyq” ka nxjerrë në pah detaje të reja. Blerina, e cila tashmë po jeton me prindërit e saj pas ndarjes nga familja e bashkëjetuesit,

 

tregon se i biri 2-vjeçar i thërret gjyshit “babi”. Kjo mbështetet edhe nga Dituria që është e pranishme në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse djali nuk e ka atësinë e të atit.

 

Arsyeja që ato janë përballë njëra-tjetrës është Blerina i kërkon nënës së saj që mos ta nxjerrë nga shtëpia sepse ka një fëmijë të vogël në duar. Nga ana tjetër, Dituria kundërshton vajzën e saj duke i thënë se nuk mundet ta mbajë dhe i kërkon që ta çojë djalin në Shtëpinë e Fëmijës.

 

Dituri: Ta çojë atje në jetimore, ta marrin atje! Blerina: Si ta çoj në jetimore atë fëmijë? Dituri: Atje ta çosh!

Blerina: Si mund ta çoj unë moj znja Eni? E kam mbajtur 9 muaj në bark, ta çoj në jetimore unë? Kam dy vjet e gjysmë që përpiqem ta rris, ta çoj në jetimore unë?

 

Dituri: Moj çoje djalin moj ta mbajë moj! Blerina: Është i imi! Dituri: Çoje moj! Nuk duroj do moj! Blerina: Si mund ta çoj moj?

 

Eni Çobani: Prit moj Dituri, çfarë jetimoreje po thua? Dituri: Çoje moj atje ta mbajnë! Blerina: Nuk e çoj unë atje, nuk e lëshoj kurrë atë fëmijë, nuk e bëj dot!

 

Dituri: Ik te bashkia gjej rrugëzgjidhje! Blerina: Kam vajtur, ku nuk kam vajtur, nuk më japin të drejtë!Eni Çobani: S’mund të flasë një nënë si juve, të lutem!Dituri: Zonja Eni, nuk mundem më! Nuk duroj dot më, u shkatërrova moj, nuk kam më ekonomi ta mbaj!

Plot surpriza ju presin! Horoskopi për muajin shkurt, 2023

Dashi   Në këtë muaj, jeta juaj do pësojë goxha ndryshime. Lëreni pas të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje...

I biri flirton me nënën e tre vajzave në BBV2? Alket Islami “vë duart në kokë”!

Një tjetër pikë diskutimi sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pëlqimi i mundshëm që Diola dhe Xhonatan kanë ndaj njëri-tjetrit.   Ata janë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME