Moti i keq, 13 shkolla në Shkodër s’do të kenë mësim të hënën

Afro 13 shkolla në qarkun e Shkodrës nuk janë ende gati për të mirëpritur nxënësit këtë të hënë.

 

Shkak janë bërë përmbytjet që kanë përfshirë zona të ndryshme të këtij qarku. Uji ende nuk është tërhequr nga disa godina e sipërfaqe toke, duke i lënë të izoluar qindra banorë.

 

Përveç përmbytjeve, rreshjet e dëborës janë po ashtu një shkak i izolimit të banorëve duke rënduar situatën. Shkollat ku ditën e hënë nuk do të fillojë mësimi ndodhen në Pult, Shosh dhe Shalë. Më herët Ministria e Arsimit pezulloi mësimin në 56 shkolla përshkak të vërshimit të ujit në rrugë dhe godinat arsimore.

 

Shkollat që nuk do të hapen këtë të hënë:

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë, Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë, Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë, Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh, Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,

 

Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh, Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult, Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult, Shkolla Fillore “Pog”, Pult, Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult, Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult, Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult, Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...