Makina në servis, Policisë i del që ka bërë aksident në Vlorë/ Denoncuesi: Më bllokuan dokumentet

Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në 12 Gusht 2021 është goditur makina e tij në Vaqarr nga një automjet, ndaj ai e çoi makinën në servis ku qëndroi për një kohë të gjatë.

 

Në 2022-shin e ndalojnë në Korçë dhe i thonë se targa e tij është në “alert” për një aksident në Vlorë në 14 Shtator 2021.

 

Fatjon Kodra ka kërkuar prova që makina e tij është përfshirë në aksident, pasi ai pretendon se nuk ka qenë ndonjëherë në Vlorë, ndërsa makina ka qenë në servis.

 

Denoncuesi: Në Gusht të 2021-shit, data 12, kam qenë nga Kombinati duke ikur për në Durrës dhe në këtë vendin këtu më ka ndodhur një aksident. Erdhi policia, bëmë të gjitha procedurat, kam marrë makinën dhe e kam çuar në servis. Nga ajo datë dhe deri në Tetor, makina ka qenë servis.

 

Para 1 jave kam qenë në Korçë me familjen, më ka ndaluar Policia dhe më ka kërkuar dokumentat dhe lejen e qarkullimit. Më ka thënë që makina është në “alert”. Më tha që “ke bërë një gërvishtje në Vlorë në 15.09, 2021”. Më bllokoi letrat. Më pas shkova dhe Vlorë dhe u interesova për këtë situatë. Shkova në Komisariat dhe më nxjerr dokumentat atje dhe më tha që është bërë përplasja. I thashë që të më tregonte videot. Nuk kam qenë fare në Vlorë dhe nuk e di se ku bie Vlora.

 

Punonjësi i servisit, Ervil Firaj, pohon se automjeti ka qëndruar 1 muaj e 10 ditë në rregullim.

 

Punonjësi i servisit: Po, makina ka qenë këtu.

 

Gazetarja: Pak a shumë, sa kohë ka qëndruar makina këtu?

 

Punonjësi i servisit: Mbi 1 muaj e 10 ditë që unë e di që makina ka qenë këtu. Fatjoni vinte çdo ditë. U mor me personin që ka bërë aksidentin. Ai personi ishte hallexhi dhe nuk kishte lekë për ta paguar.

 

Gazetarja: Pra, gjatë kësaj kohe, makina nuk ka lëvizur për asnjë moment?

 

Punonjësi i servisit: Në asnjë moment.

 

“Stop” iu drejtua Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

 

Punonjësja: Nuk e kujtoj dot, gjithsesi duhet të flas me Klodin për këtë, në qoftë se është Alert 2021, duhet të flisni me shefin Klodjan Caushin! Njoftojeni Klodin vetë ju dhe të dalë, t’i takojë dhe të shikojë në sistem!

 

Gazetarja: Duke qenë se policia ka këtë versionin, zotëria ka versionin tjetër që deri diku e kemi konfirmuar. Si e mbron veten policia?

 

Zëdhënësja: Ky që kërkoni është informacion i detajuar dhe s’mund ta jap direkt. Bëni një kërkesë tani me shkrim, ta përgatis informacionin dhe të kthej përgjigje!

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pas verifikimeve, i ktheu patentën dhe lejen e qarkullimit Fatjon Kodrës.

 

Denoncuesi: Jua di për faleminderit që më ndihmuat për problemin që kisha. Kam marrë lejen e qarkullimit dhe patentën me ndihmën tuaj. Faleminderit “Stopit” për punën që ka bërë! Faleminderit shumë!/tvklan.al

I biri flirton me nënën e tre vajzave në BBV2? Alket Islami “vë duart në kokë”!

Një tjetër pikë diskutimi sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pëlqimi i mundshëm që Diola dhe Xhonatan kanë ndaj njëri-tjetrit.   Ata janë...

“Të gjithë kanë informacione edhe për ty: Arbana i kthehet Oltës: E turpshme

Përgjatë këtyre ditëve Olta ka kërcënuar Kiarën dhe Efin duke thënë se di shumë gjëra për to dhe se mund t’i nxjerrë me një...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME