Habit Nard Ndoka: “Në 21 janar për pak më vranë dhe mua, por urdhërin nuk e dha…”

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një intervistë televizive tha se personat që humbën jetën në bulevard më 21-janar i vrasin sa herë që vjen 21-janari.

 

Ai thotë se “provat që dalin sot nuk janë të reja. Të gjitha regjistrimet ekzistojnë tek policia, i kanë institucionet tona. Përgjegësia është thjesht e Gardës së Republikës.”

 

Ndoka kujtoi ditën kur ka ndodhur ngjarja, kur thotë se ishte prezent dhe ka parë gjithçka. Madje ai shprehet se mund të ishte dhe një prej viktimae.

 

Kreu i Partisë Demokristiane bën përgjegjës përngjarjen vetëm personin që ka qëlluar mbi turën.

 

“Kanë kaluar shumë vite. Unë kam qenë në shesh më 21 janar, madje 5, 6 metra larg nga njëri prej tyre që humbi jetën.

 

Po keqpërdoret kjo situatë. Sa vjen 21 janari dalin konferencat e shtypit, kjo është pjesa më e turpshme.

 

Së pari, ka një ligj, nuk mund ti japë asnjë politikan urdhër një gardisti të përdorë armën. Gardisti e ka të qartë kur do të hapë zjarr, kur do të qëllojë në ajër. Provat që dalin sot nuk janë të reja.

 

Të gjitha regjistrimet ekzistojnë te policia, i kanë institucionet tona. Përgjegësia është thjesht e Gardës së Republikës.

 

Ne ishim drejtuar që t’ju kërkonim të tërhiqeshin. Rama në atë kohë kishte frikë ishte futur thuajse poshtë urës së Lanës. Unë e kam kuptuar që plumbat janë ushtarak.

 

Personazhi drejt nesh është gjuajtur nga turma me gur dhe ai nga frika e goditjeve ka ulur automatikun.

 

Në atë moment mund të isha dhe unë një prej viktimave. Është përgjegjësia e atij që ka armën në dorë. Dhe nëse komandanti i gardës çmendet, gardsti duhet të dijë për ligin. Të mbajë përgjegjësitë e veta. Këta i vrasin sa herë vjen 21-janari. Kjo është pjesa më e pisët”, tha Ndoka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...