Artan Hoxha s’ndalet, paralajmëron Berishën për hetimet dhe tregon planin e Ramës: Të kam kapur në flagrancë me audio dhe video

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar kreun e PD-së, Sali Berisha, në lidhje me hetimet e 21 Janarit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se dikush duhet ta kujtojë herë pas here, se çdo fjalë që ka thënë dhe vazhdon të thotë për ekzekutimet pa gjyq të 4 protestuesve me 21 Janar 2011, do të përdoret kundër tij në procesin gjyqësor.

Advertisements

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Kur te arrestojne ne Amerike, polici te ve prangat, duke te thene:

Advertisements

“Çdo fjale qe flisni nga ky moment, do te perdoret kunder jush ne proçesin gjyqesore”…

Sali Berishen, dikush duhet ta kujtoj here pas here, se çdo fjale qe ka thene dhe vazhdon te thote per ekzekutimet pa gjyq te 4 protestuesve me 21 janar 2011, do te perdoret kunder tij ne proçesin gjyqesore.

Por nga ana tjeter, Sali Berisha, e di shume mire, se sa te jete Edi Rama kryeminister, ndaj tij nuk do te kete kurre nje proçes te vertete per 21 janarin.

Ne fakt, ja dola serish, qe edhe pas 12 vitesh, ta detyroj “Kumbarin” e 21 janarit 2011, te dale ne kateder dhe jo vetem te marre serish mbi kurriz vrasjet, por te shpik nje version te ri, ashtu si vetem ai di te shpik, per te manipuluar provat.

Berishë! Ta kam zene “koken me kasete” si ne mbremjen e vone te 21 janarit 2011.
Me mire hesht.

Justifikimi qe perserit here pas here, se ti thjesht ekzekutove pa gjyq, 4 shqiptare me duar ne xhepa, qe i solli “mish per top” Edi Rama, nuk te shpeton nga autoresia e krimit.

Te kam kapur “ne flagrance”, me ze dhe me figure, me video dhe me audio.

Per sa kohe vazhdon te mbrosh vrasesit, te prishesh provat e krimit, te kercenosh drejtesine, te perdhosesh viktimat e masakres tende, t’i shkelesh syrin Edi Rames, te mos guxoje ta rihape ate proces se rrezikon qe te marresh dhe ate me vete, ti mbetesh ende larg atij vendit, ku te pyesin “emri nenes dhe emri babes”.

Ti nuk ke si komenton sot, “disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe nuk ekzistojnë”.

Sepse e provove 12 vite me pare, ne mbremjen e 21 janarit 2011, kur komentove per “xhaxhain me çader-pistolete”, per “vrasjet e bera nga turma”, por t’i percellova duart, ta lashe xhenazene tek dera.

Prandaj na lër tani, të merremi me këtë tjetrin, ky qe t’i solli protestuesit “mish per top”.

Erdhi ne pushtet me premtimin se do bente drejtesi per gjakun e deshmoreve te 21 janarit, por beri fillimisht kryetar parlamenti dhe pastaj president, ate tipin me “bllokun e zi”, per te cilin u vrane 4 deshmore ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Ka tre mandate, qe qendron ne pushtet edhe prej sakrifices sublime te Ziverit, Faikut, Hekuranit dhe Aleksit, por nuk te hetoi kurre ashtu si pati premtuar para gjithe shqiptareve.

Ministria e Brendeshme, Policia e Shtetit, Garda e Republikes, Sherbimi Sekret Shteteror, jane nen kontrollin e Rames prej 10 vitesh, por çuditerisht nuk gjeten dot asnje prove per te ndeshkuar vrasesit e 21 janarit.

Prandaj ty te duket paksa çudi, qe per 10 vite me radhe nuk i gjejne dot provat ata, qe e kane per detyre t’i gjejne dhe i gjej une.

 

Po prandaj eshte keshtu si eshte Shqiperia, Sali Berisha.

 

Per sa kohe ju te tre, do te jeni aty siper, te paprekshem dhe te pandeshkuar nga drejtesia, shqiptaret do te vazhdojne te arratisen nga syte kembet prej vendit te tyre!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...