Ardit Çuni: Kam fakte, ja nga se është operuar Luizi para se të hynte në BBV

Ardit Çuni i ftuar sot në “Fan Club” ka zbuluar se Luizi ka bërë një ndërhyrje pak vite më parë.

 

Arditi: Gjatë gjithë këtyre ditëve unë kam marrë mesazhe të ndryshme duke më thënë variante të ndryshme të sëmundjes së Luizit, duke më dërguar edhe fakte të ndërhyrjeve që ka bërë Luizi.

Ai ka pranuar vetë madje brenda shtëpisë që ka mashtruar për këtë pjesë jashtë dhe tani po bëj lidhjen e pazëllit. Nuk di të them nëse kjo do ndikojë tek loja e tij, por kjo tregon shumë për karakterin e Luizit që unë e kam thënë është manipulator dhe përdor situatat për të arritur aty ku do.

 

Njerëzit vazhdojnë të besojnë akoma që ai ka diçka, por nga faktet që unë kam është që Luizi ka bërë një ndërhyrje në një spital privat pak vite më përpara, ka operuar hemorroidet, por nuk ka t.mor.

 

Ditën e sotme në Big Brother Vip Fun Club kanë folur për herë të parë publikisht në lidhje me Luiz Ejllin. Ata kanë treguar se në vitin 2018,

 

kur Luizi ushtronte ende profesionin e noterit, ka kërkuar para nga Dhoma e Noterëve Tiranë. Në kërkesën e tij ai shprehej se të ardhurat e tij ishin shumë të pakta dhe këto para i duheshin për një problem shëndetësor.

 

Kjo kërkesë e këngëtarit ishte aprovuar me vota unanime nga të gjithë noterët dhe i ishte akorduar një fond prej 200.000 lekësh të reja.

 

Gjithashtu në përfundim, noterët treguan se që prej vitit 2021, Luizit i është hequr liçenca e noterit, për shkak se prej disa kohësh nuk po e ushtronte profesionin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...