Absurdi/ E nxjerrin nga burgu, por më pas e shpallin në kërkim. Kapet në Rinas

Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan problematikën e djalit të saj, i cili është arrestuar në Prill të vitit 2021 për disa vepra.

 

Djali vuante dënimin në IEPV Vlorë. Në Shkurt të vitit 2022 djali lirohet 3-4 muaj para përfundimit të dënimit pasi i thonë se e kishte plotësuar dënimin.

 

Gjatë kohës që ishte i lirë, djali shkon disa herë në Itali. Herën e fundit në Gusht, kur kthehet e arrestojnë në Rinas pasi e kishin shpallur në kërkim.

 

Tani Oliverta thotë se i biri duhet të vuajë sërish 20 muaj heqje lire, kur në fakt kishte kryer 11 muaj.

Prej Gushtit kur u kap në Rinas, djali po bën 5 muaj burgim në IEPV Fier.

Denoncuesja: Djali më ndodhet sot në burg. Është arrestuar në 7 Prill 2021. Ka kryer 11 muaj e 19 ditë paraburgim dhe ka dalë në 15 Shkurt të 2022-shit me urdhër të prokurorit “lirim të menjëhershëm”. Djali ju thotë që ka edhe 3 muaj për të bërë. Ikën djali në Itali, erdhi 2 herë e iku, u fejua djali në Itali, herën e tretë e kishin shpallur “person në kërkim” dhe e arrestuan që në Rinas. Djali ka që në 4 Shtator që është arrestuar për të njëjtën vepër penale që ka kryer me vendimin 163 që thotë “20 muaj burg të tjera”.

 

Gazetarja: Ju a keni biseduar ndonjëherë me prokurorin Xhemal Saliaj?

Denoncuesja: Nuk më ka futur asnjëherë brenda. Vetëm 1 herë më tha që “unë kam bërë gabime” tha.

 

Denoncuesja: Djali im ndodhet në burgun e Fierit dhe sipas dokumenteve që kam thotë që djali duhet të bëjë edhe 1 vit e 7 muaj burgim. Në Gjykatë kemi kërkuar rrëzimin e urdhrit të prokurorit që të bëhet një përllogaritje, por përllogaritja nuk është bërë dhe djali po vuan akoma dënimin. I kemi bërë dhe kërkesat dhe me avokatë dhe nuk na është kthyer një përgjigje. Kam ardhur dhe vetë dhe nuk më kanë pranuar brenda.

 

Arnold Tosku i është drejtuar Gjykatës së Fierit duke kërkuar kundërshtim të urdhrit të ekzekutimit të vendimit për llogaritjen e kohës së dënimit.

 

Gjyqtarja Sonila Hoxha është deklaruar për mungesë juridiksioni gjyqësor.

Më pas i është drejtuar gjykatës për ulje dënimi dhe gjyqtari Taulant Banushi e ka rrëzuar, pasi kjo vepër cilësohet me fillim dënimi nga momenti i dytë i arrestimit.

“Stop” iu drejtua prokurorit Xhemal Saliaj për ta pyetur se pse u lirua dhe u arrestua sërish Arnold Tosku, por ai iu shmang pyetjeve.

 

Gazetarja: Si kalove i nderuar? Për Arnold Toskun keni ekzekutuar vendimin për lirim plotësim dënimi. Pse është arrestuar sërish?

Prokurori Xhemal Saliaj: Ke ndonjë gjë ta shikoj?

Gazetarja: Ja, ky është ekzekutimi që keni bërë për vendimin dhe keni thënë plotësim dënimi. Pse është arrestuar për të njëjtin vendim?

Prokurori Xhemaj Saliaj: Shikoni vendimin.

 

Gazetarja: E ka parë shumë mirë. Ju pse e keni liruar dhe e keni shpallur në kërkim më pas?

Prokurori Xhemal Saliaj: Shikojeni prapë zonjë.

Gazetarja: Mund ta di pse e keni liriar dhe më pas e keni shpallur në kërkim?

(Prokurori mbyll derën)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...