La pas prindërit, vëllanë dhe motrën binjake, ky është 22-vjeçari shqiptar që vdiq në Itali

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 22-vjeçari Petrit Jashari i cili humbi jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në Itali.

Aksident tragjik rrugor ndodhi mëngjesin e sotëm në provincën e Pesaro Urbinos dhe në kufi me Umbria. Petrit Jashari, 22 vjeçar, banues në Magione (Perugia), humbi jetën pasi kamioni i tij u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës.

Advertisements

Pas goditjes së fuqishme, i riu përfundoi në shtratin e një përroi rreth njëzet metra poshtë.

Petrit Jashari punonte për llogari të babait të tij i cili ka një kompani transporti me seli në Magione, specializuar në dërgesat në supermarkete. Përveç prindërve, ai ka lënë pas vëllanë dhe motrën binjake. Një tifoz i madh i futbollit, 22-vjeçari luante si portier dhe kishte luajtur edhe me të rinjtë e skuadrave si Gubbio, Arezzo dhe Siena.

Petriti, si dhe vëllai dhe motra e tij, punonin për biznesin familjar në zyrë dhe bënin dërgesa kur ishte e nevojshme, pra kur nuk kishte shoferë të tjerë. Kështu ndodhi edhe ditën e sotme që i riu humbi jetën.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME